Një numër i konsiderueshëm qytetarësh po marrin pjesë në protestën e studentëve që prej 6 ditësh ka pushtuar tashmë kryeqytetin dhe jo vetëm. Pas pamjeve nga protesta e djeshme, pamje që i ngjasonin skenave të luftës, duket se qytetarët nuk janë trembur dhe pjesëmarrja është edhe sot masive. Ndërkohë duket se edhe numri i efektivë të nxjerrë në terren është i shtuar. Mëngjesin e sotëm ishte marrë masa e “zhveshjes” së trotuareve të bulevardit nga pllakat e gurit në mënyrë që protestuesve t’u hiqet “arma” e vetme që kishin në dorë për t’u mbrojtur. Ndërkohë në protestën e sotme kishte disa episode përplasje mes policisë dhe protestuesve, ku u përdor edhe gaz lotsjellës dhe ujë me presion në përpjekje për të shpërndarë turmën. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
