Fshati Gojan në Pukë po përpihet nga flakët që po favorizohen nga era e fortë, siç pamjet me dron nga Report Tv tregojnë. Për shkak të rrezikut, pritet evakuimi i tre familjeve, njëra prej të cilave ndodhet në rrezik serioz pasi flakët i janë afruar shumë banesës, ndërsa është djegur edhe mulliri i fshatit. 2 helikopterë, 40 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 1 automjet zjarrfikës po mbështesin operacionin. Nga vatrat dëgjohen edhe shpërthime që dyshohet të shkaktohen nga fishekët. LEXO edhe...Plarent Ndreca: Problemi nuk është më integriteti i Dados, por i shtetit! Edhe masivi pyjor mbi qytetin e Milotit po digjet nga flakët që po përhapen shpejt nga bimësia e dendur, ndërsa janë në rrezik edhe banesat. Një vatër zjarri në Bilaj të Krujës është përhapur duke djegur disa hektarë me toka djerrë dhe një sipërfaqe me pemë. Zjarri i është afruar autostradës Thumanë-Kashar ku tymi vështirëson lëvizjen. Në Dajt është regjistruar një riaktivizim i vatrës, ndërsa operacioni vijon me 1 helikopter, por nuk ka rrezik për zonat e banuara. Vatrat të tjera janë në Lufaj, Gjorm të Sipërm, Tunjë të Re, Rraja e Velës. Gurë-Lura dhe Qafë Helmes vijojnë të mbahen nën monitorim, me situatën të stabilizuar dhe pa rrezik për zonat e banuara. Lajm në përditësim... Share Ora 16:42 Zjarr në Bilaj të Krujës, digjen sipërfaqe toke e pemë! Flakët pranë autostradës Thumanë-Kashar Një vatër zjarri në Bilaj të Krujës është përhapur duke djegur disa hektarë me toka djerrë dhe një sipërfaqe me pemë. Zjarri i është afruar autostradës Thumanë-Kashar ku tymi vështirëson lëvizjen.Forcat zjarrfikëse po punojnë për lokalizimin e vatrave të shpërndara në disa pika. Share Ora 16:33 Zjarri në Gojan u afrohen banesave, nisin evakuimet! Prefektja e Shkodrës: Bashkëpunoni me autoritetet për të mbrojtur jetën Prefektja e Shkodrës, Holta Duda, thotë se forcat zjarrfikëse janë pozicionuar pranë banesave për të mos lejuar përhapjen e zjarrit drejt banesave të Gojanit.“Ndodhemi në një vazhdimësi të vatrës së mëparshme. Forcat zjarrfikëse janë pozicionuar në rrugën pranë banesave që në momentin e përparimit të flakëve të mbrojnë jetën e qytetarëve, pronën dhe gjënë e gjallë”, shprehet Duda.Kanë nisur edhe evakuimet, ndërsa apeli i Dudës është bashkëpumimi i banorëve dhe mbrojtja e natyrës.“Apeli për banorët është bashkëpunimi me të gjitha forcat operacionale për mbrojtjen e jetës së vet, gjësë së gjallë dhe banesës. Nëse nuk e mbrojmë ne tokën tonë, s’mund t’i shmangemi fatkeqësive të tilla me motin, erëra kaq të forta që mund të favorizojnë edhe këto situata që përjetojmë”, shprehet Duda. Share Ora 15:41 Vatër zjarri në masivin pyjor në Milot, flakët afrohen drejt banesave! Nis ndërhyrja nga ajri, prefekti i Lezhës: Situatë e vështirë! Një vatër zjarri ka shpërthyer në masivin pyjor mbi qytetin e Milotit duke krijuar një situatë problematike për shkak të përhapjes së shpejtë të flakëve.Bimësia e dendur në zonë favorizon përhapjen e zjarrit, ndërsa flakët dhe tymi po afrohen drejt zonës së banuar, duke rritur shqetësimin për banorët dhe objektet pranë saj.Në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse të Bashkisë Kurbin, së bashku me strukturat e tjera të emergjencave, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të situatës dhe parandalimin e avancimit të flakëve.Për shkak të terrenit dhe bimësisë së dendur, ndërhyrja paraqitet e vështirë, ndërsa vijon monitorimi i situatës për të shmangur çdo rrezik të mëtejshëm për zonën e banuar.Sipas prefektit të qarkut Lezhë, Taulant Malshi, i cili ndodhet në vendngjarje, situata paraqitet e vështirë për shkak të terrenit të thyer dhe afërsisë së vatrës së zjarrit me banesat.Për shkak të vështirësive në ndërhyrjen nga toka dhe përhapjes së shpejtë të flakëve, e favorizuar nga bimësia e dendur, ka nisur edhe ndërhyrja nga ajri për të frenuar avancimin e zjarrit dhe për të shmangur rrezikimin e zonës së banuar.Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e emergjencave vijojnë të jenë të angazhuara në terren, ndërsa situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme. Ndërkohë në ndihmë të zjarrfikësve të Kurbinit kanë shkuar dhe ata të Lezhës e Kamzës. Share Ora 15:01 Era favorizon flakët në Gojan të Pukës, digjet mulliri i fshatit Zjarri në Gojan të Vogël të Pukës është përkeqësuar si pasojë e erës.Si pasojë e flakëve zjarri ka djegur mullirin e fshatit, teksa vijon të përhapet drejt Gojan të Madh. Share Ora 12:21 Zjarr në Janç Mal të Gramshit, terreni i thepisur vështirëson ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO) Një vatër zjarri është regjistruar sot në fshatin Janç Mal, Gramsh.Terreni i thepisur ka vështirësuar ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikësve.Për neutralizimin e zjarrit janë angazhuar 8 punonjës te shërbimit zjarrfikes dhe 5 punonjës të shërbimit pyjor të Gramshit. Share Ora 10:29 Dy vatra zjarri në Mirditë, nuk ka rrezik për banesat Zjarri që ka përfshirë territorin e Pukës ka kaluar edhe në Mirditë, duke aktivizuar një vatër në lagjen Molaj, në fshatin Shtuf, Kaçinar.Sipas informacionit zyrtar, zjarri ka ardhur nga Mali i Tërbunit në Pukë dhe vijon të jetë aktiv. Për shuarjen e tij po punojnë katër efektivë zjarrfikës me një mjet, ndërsa ndërhyrja po kryhet edhe me mjete personale.Ndërkohë, aktive vijon të jetë edhe vatra pranë Shpellës së Valit, në fshatin Përlat i Epërm, si vazhdim i zjarrit të Lufajve. Zjarri paraqitet me intensitet të ulët. Në këtë zonë po punojnë një mjet zjarrfikës me katër efektivë, si dhe tetë punonjës të shërbimit pyjor. Edhe këtu ndërhyrja po kryhet me mjete personale.Në të dyja vatrat nuk raportohet rrezik për banesat.Vatra e zjarrit në Rrajë të Velës është shuar mbrëmjen e djeshme. Share Xh.K/P.J/ReportTv.al zjarret 2026 milot dajt Tirane gjegjan Gojan i Vogel Komento Komente Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 56.8% Shoqëria 27.1% Social media 16.2% Vota total: 4738 Sondazhi i ditës: Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?

