Lajme Zone
Pamje apokaliptike nga zjarret në Francë, flakët përpijnë ç’ti dalë para
SportJOQ Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 7 burime — Krahaso mbulimin →

Pamje apokaliptike nga zjarret në Francë, flakët përpijnë ç’ti dalë para

Zjarret masive që kanë përfshirë ditët e fundit Francën dhe Spanjën vijojnë të përhapen me ritme alarmante, duke lënë pas një peizazh të ngjashëm me skenat apokaliptike. Situata më e rëndë paraqitet në jugperëndim të Francës, ku rajoni i Girondës, pranë Bordosë, është kthyer në një vatër të madhe flakësh.

Sipas autoriteteve franceze, rreth 200 mijë persona janë detyruar të braktisin banesat për shkak të avancimit të zjarreve. Vetëm gjatë natës së fundit, afro 60 mijë banorë u evakuuan nga zonat përreth Bordosë dhe u strehuan përkohësisht në palestra, qendra sportive dhe ambiente të tjera të ngritura për emergjencën.

Pamjet nga terreni tregojnë pyje të shkrumbuara, tym të dendur që ka mbuluar qiellin dhe flakë gjigante që përparojnë me shpejtësi, të favorizuara nga erërat e forta dhe temperaturat e larta. Në disa zona, zjarri ka arritur pranë banesave, duke detyruar autoritetet të ndërhyjnë me evakuime urgjente.

Edhe pse në disa sektorë është raportuar një përmirësim i lehtë i situatës, autoritetet paralajmërojnë se zjarret mbeten larg vënies nën kontroll. Kushtet atmosferike vazhdojnë të favorizojnë përhapjen e flakëve, duke e bërë ndërhyrjen e zjarrfikësve tepër të vështirë.

Sipas të dhënave zyrtare, që nga fillimi i vitit në Francë janë djegur rreth 1 milion hektarë sipërfaqe, me një pjesë të konsiderueshme të dëmeve të përqendruara në rajonin e Bordosë.