Pallati ku ndodhi shpërthimi të mërkurën në Elbasan është në rrezik shembjeje. Specialistët e Institutit të Ndërtimit kanë ndaluar hyrjen në godinë. Të pasigurta kanë konsideruar dhe kalimin në një perimetër 20 deri në 30 metra rreth pallatit. Konstatimi i tyre vjen pas testeve të kryera një ditë më parë.
Banorë të lagjes pranë këtë të shtunë janë parë të shoqëruar nga autoritetet për të shkuar në shtëpitë e tyre.
Specialistët e Institutit të Ndërtimit i kanë dorëzuar bashkisë raportin paraprak të vlerësimit dhe për shkak të rrezikut shumë të madh të shembjes i kanë kërkuar ndalimin e përdorimit të godinës, kufizimin e aksesit në të dhe marrjen e masave të nevojshme për të garantuar sigurinë e banorëve në zonë. Godina, sipas inxhinierëve, ka pësuar dëme të konsiderueshme.
Shpërthimi dhe zjarri kanë prekur elementë konstruktivë dhe këtë konstruktiv të saj. Soleta e katit të pestë mund të bjerë. Arsye që specialistët rekomandojnë rrethimin e zonës pranë objektit.
Specialistët e Institutit të Ndërtimit aktualisht po kryejnë akt-ekspertizat e thelluara, të cilat përfshijnë investigimet konstruktive, testimet laboratorike të materialeve dhe analizat përkatëse për vlerësimin e aftësisë mbajtëse dhe qëndrueshmërisë së objektit.
Në përfundim, bashkia e Elbasanit do të vendosë çfarë do të ndodhë me këtë pallat. Deri në marrjen e një vendimi dhe ndërtimin e apartamenteve të reja, banorët e mbetur pa strehë do të mbështeten me bonus qiraje. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet pallati ne elbasan
