Forcat e Policisë së Vlorës kanë zhvilluar një megaoperacion në zonën e Palasës, ku një vilë është rrethuar nga efektivë të shumtë. Sipas burimeve, gjatë operacionit është arrestuar Renardo Nallbani, i shpallur në kërkim nga SPAK që prej vitit 2024 në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës.
Nallbani akuzohet për veprat penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Operacioni është zhvilluar nën masa të shtuara sigurie, ndërsa pritet që autoritetet të japin më shumë detaje lidhur me arrestimin dhe hetimet. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

