Lajme Zone
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 11 burime — Krahaso mbulimin →

“Paketë fiskale për qytetarët, kalojnë 150 milionë euro në xhepat e tyre”/ Rama flet për Zvërnecin: Dialog për Shqipërinë që duam, komunikim publik për zgjedhjet lokale


Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, u ndal te paketa fiskale, bonuset për bebet, pensionet dhe nevoja për rritjen e investimeve në vend.

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, u ndal te paketa fiskale, bonuset për bebet, pensionet dhe nevoja për rritjen e investimeve në vend.

Rama foli gjithashtu për zgjedhjet lokale dhe sfidat që, sipas tij, përcaktojnë drejtimin e Shqipërisë në vitet e ardhshme.

Kreu i qeverisë theksoi se paketa e re fiskale nuk është rezultat i një rikthimi te e majta ideologjike, por i mundësive të krijuara nga rritja ekonomike. Sa u përket pensionistëve, kryeministri tha se qeveria synon të bëjë më shumë për këtë kategori, ndërsa konfirmoi se në janar do të marrin shtesën e premtuar.

Rama theksoi se për të rritur mbështetjen ekonomike dhe për të përballuar më shumë shpenzime sociale, vendit i nevojiten investime të reja dhe zgjerim i ekonomisë. Sipas tij, disa investime të mëdha janë aktualisht në pritje.

Në vijim, kryeministri e lidhi debatin politik edhe me të ardhmen e vendit, duke u bërë thirrje shqiptarëve që të diskutojnë për modelin e Shqipërisë që duan.

“Unë jam krenar, por krenaria ka një përcaktim shumë të kuptueshëm, që nuk ka vend për vetëkënaqësi, por ushqehet me kërkimin tek vetja për të nxjerrë më shumë dhe më mirë, për ta mbajtur krenarinë gjallë. Dhe PS nuk mund ta ulë kokën për askënd. Ne kemi bërë diçka që jo 10 vjet përpara, por edhe një vit më parë nuk e bënim dot.

Dhe nuk është e vërtetë përralla që Rama u kthye te e majta ideologjike. Ne kemi bërë paketë fiskale që është rezultat i arritjeve dhe jo i dëshirës. E kemi thënë që duam të ulim TVSH-në për shportën, por nuk e kemi bërë dot derisa u krijua mundësia. Si i heq ti 150 milionë euro nga arka? Llogaria del sot sepse ekonomia është në nivelin e vet më të mirë.

Po kështu, edhe skema e re e bonusit të bebes. Rakip Suli donte më shumë dhe ka të drejtë, por mungojnë sot ato mundësi. Natyrisht që ne duam të bëjmë shumë më tepër për pensionistët, por tani po bëjmë atë që nuk e bënim dot dhe në janar do të kenë shtesën e premtuar.

Duhet t’u them njerëzve që na duhet më shumë ekonomi dhe, për të bërë më shumë ekonomi, na duhen më shumë investime dhe ato miliarda që janë plotësisht të mundshme tani. Dhe nuk flas vetëm për një investim; janë bllokuar disa investime të mëdha, sepse janë disa që janë në pritje.

A do ta pranojë Shqipëria apo do të kthehet në një pikë ku do të ishte fatale? Në këtë pikë duhet të flasim me shqiptarët. Debati për Shqipërinë është ky: nga sot deri më 9 maj duhet të diskutojmë se çfarë Shqipërie duam?”, u shpreh ai. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*KryesoreAktualitet Edi Ramaps