Lajme Zone
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Paketa ligjore kundër protestave të dhunshme, Karanxha: Ashpërsimi i kodit duhet të konsultohet me ekspertë! Të shikohen edhe vendimet e Kushtetueses


Kryeministri Edi Rama prezantoi dje paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane, pas protestës së së shtunës në Tiranë. Ish-prokurori Ervin Karanxha, i ftuar në ‘Repoltix’, tha se ashpërsimi i kodit duhet parë me kujdes dhe të konsultohet me ekspertë.

Kryeministri Edi Rama prezantoi dje paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane, pas protestës së së shtunës në Tiranë, e cila u shoqërua me përplasje të dhunshme, sulme me molotovë ndaj institucioneve dhe dëmtime të pronës publike e private. Ish-prokurori Ervin Karanxha, i ftuar në ‘Repoltix’, tha se ashpërsimi i kodit duhet parë me kujdes dhe të konsultohet me ekspertë. LEXO edhe...Spahiu: Në gjithë Europën prindërve të fëmijëve minoren që përdorin dhunë me maska, ju hiqet kujdestaria “Ashpërsimi i kodit duhet të shikohet me kujdes dhe të ndryshohet duke u konsultuar me ekspertë. Herën e fundit ndryshime pati në janar. Duhet të shikohen edhe vendimet e gjykatës kushtetuese. Për shkatërrimimi e pronës ato janë të rënda, çfarë duhet ti shikojmë si vrasje tani”, tha Karanxha. Ndërkohë pedagogu Klementin Mile tha se në këtë çështje po diskutohet në dy gjuhë: ajo politike dhe tjetra ligjore. “Ka dy gjuhë që po fliten, ajo ligjore dhe ajo politike që ka edhe retorikën e vetë. Duhet të gjejmë një gjuhë të përbashkët. Dhuna është gjithmonë problem, dhe shteti duhet të ndërhyjë gjithmonë për sigurinë e qytetarëve, por duhet të gjej masat e duhura”, tha Klementin Mile. Avokati Idajet Beqiri tha se këto protesta të dhunshme kudo në Europë janë investuar nga Rusia, Kina dhe Irani. Sipas tij qëllimi i tyre është të shkatërrojnë Europën. “Derisa kemi të pranishme një Antifa që SHBA e ka shpallur organizatë terroriste, bota ka kuptuar një gjë që kjo është një ndërhyrje investuar nga Rusia, Kina dhe Irani. Këto synojnë që ta shkatërrojnë Europën”, tha Beqiri teksa theksoi se mësuesit duhet të kenë përgjegjësi për nxënësit që dalin në protestë pasi janë nën 18 vjeç. Avokati Rezart Kthupi gjithashtu i ftuar theksoi se qytetarët duhet të protestojnë, duke vënë në pah të drejtën që kanë të shkruar me ligj. “Çdo ligj që do të ketë njerëz do ta çojë në kushtetuese. Unë e kam të drejtë me ligj të protestojë dhe askush nuk ma ndalon. Duhet ta shikojmë ligjin në raport me kushtetutën”, tha Kthupi. Ndërkohë teksa gjatë emisionit u shfaqën edhe pamjet kur mbeti i dëmtuar 28-vjeçari Erjon Vishkulli, Karanxha tha se duhet vërtetuar se kush dhe si është qëlluar. Ai theksoi se si provë duhet të jetë edhe shkaku që dëmtoi syrin (objekti i paidentofikuar). “Nga pamjet ky shtetas po largohet nga vend i ‘nxehtë’. Nga të dhënat nuk del se ka bërë ndonjë akt të palisgjshme. Ka pasur momentin e shkëmbumit të molotovë. Këtu duhet parë se kush e ka qëlluar sepse është e paqartë kush ka qëlluar. Të verifikohet rasti nëse është i qëllimshëm apo jo. Duhet të vërtetohet shkencërisht se cili është shkaku i dëmtimit. Duhet edhe mjeti që ka shkaktuar dëmtimin në sy (provë)”, tha Karanxha. Xh.K/E.H/ReportTv.al Klementin Mile idajet beqiri Ervin Karanxha rezart kthupi repolitix Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 77.8% Jo 19.4% Nuk e di 2.8% Vota total: 1431 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?