Lajme Zone
Paketa ligjore kundër dhunës në protesta/ PS mbledh Grupin Parlamentar, Balla: Të shtrihet edhe te stadiumet! Dialog me këdo, përveç seksionit dhunues të PD (VIDEO)
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Paketa ligjore kundër dhunës në protesta/ PS mbledh Grupin Parlamentar, Balla: Të shtrihet edhe te stadiumet! Dialog me këdo, përveç seksionit dhunues të PD (VIDEO)

Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e zhvilluar këtë të hënë në Kryesinë e Kuvendit. Në takim ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili është larguar nga ambientet e Kryesisë pas përfundimit të mbledhjes. Takimi vjen pasi dje shefi i Qeverisë prezantoi paketën ligjore kundër dhunës në protesta, e cila parashikon ashpërsim të masave kundër atyre që kryejnë

Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, e zhvilluar këtë të hënë në Kryesinë e Kuvendit. Në takim ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili është larguar nga ambientet e Kryesisë pas përfundimit të mbledhjes. Takimi vjen pasi dje shefi i Qeverisë prezantoi paketën ligjore kundër dhunës në protesta, e cila parashikon ashpërsim të masave kundër atyre që kryejnë akte vandale gjatë tubimeve. LEXO edhe...Lëndimi në sy i 28-vjeçarit Erion Vishkulli në protestë, Balla: Po hetohet i gjithë zinxhiri komandues i efektivëve të përfshirë (VIDEO) Burime për Report TV bëjnë me dije se gjatë mbledhjes është diskutuar paketa ligjore e prezantuar një ditë më parë nga Rama, e cilësuar si paketë anti-dhunë. Gjithashtu, është diskutuar mundësia që ndryshimet në ligjin për tubimet të kalojnë me procedurë të përshpejtuar. Gjatë takimit, kryeministri Rama ka deklaruar se nuk mund të lejohen vandalizmat në qytet. Ai u ka kërkuar gjithashtu deputetëve të vijojnë punën për paketën sociale dhe të zbresin në terren për t’ua sqaruar qytetarëve masat e parashikuara. Ndërkohë pas mbledhjes, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla u shpreh se dialogu nuk duhet të zhvillohet me ata që ushtrojnë dhunë, duke mbështetur masat e parashikuara në paketën e prezantuar nga kryeministri. Ai theksoi se Rama ka mbështetjen e grupit parlamentar të PS-së dhe të 862 mijë votuesve që, sipas tij votuan Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit 2025. Teksa i cilësoi protestuesit e dhunshëm si huliganë, Balla tha se ata nuk do ta marrin dot kurrë pushtetin me dhunë. Për Ballën, paketa e masave anti-dhunë duhet të shtrihet edhe te stadiumet. “Dialogu nuk duhet të zhvillohet me ata që dhunojnë. Të gjithë atë paketë të miratuar dje nga kryeministri, ku te ligji për tubimet parashikohen një sërë masash për ata që dhunojnë, dhe unë besoj se çdo shqiptar, në shumicë nuk e pranon faktin që ti dhunon dhe dëmet e dhunës duhet t’i paguajnë ata që punojnë. Ti nuk e zgjedh dot kundërshtarin. Edi Rama është zgjedhur në 11 maj 2025 kryeministër i Shqipërisë dhe ka gjithë mbështetjen e Grupit të PS dhe 862 mijë votuesve që kanë votuar PS që të vazhdojë këtë mandat dhe dorëheqje nuk ka. Dialog, përjashto seksionin e dhunës së PD-së, që shkoi mbrëmë dhe dhunoi edhe pllakatat komemorative të 4 dëshmorëve të 21 Janarit dhe ju e kuptoni fare mirë që e bën me qëllim ai atë. Dialog po. Le të çojnë listën e kërkesave. Studentët në Shqipëri të marrin shembull nga studentët në Serbi. Protestuesit tanë janë huliganë e dhunës të tmerrshëm. Një pjesë e tyre edhe hajdut bankash. Mendoj se paketa anti-dhunë duhet të shtrihet edhe te stadiumet"- deklaroi Balla. Balla tha gjithashtu se ligji për tubimet do të miratohet me akt normativ dhe do të hyjë në fuqi menjëherë. Më pas, brenda 45 ditëve, sipas Ballës, ligji do të duhet të marrë edhe miratimin në Parlament. “Sa i përket ligjit për tubimet, jemi informuar nga Qeveria që do të miratohet me akt normativ. Akti normativ vjen në Kuvend për t’u miratuar. Akti normativ miratohet nga Qeveria, hyn në fuqi menjëherë dhe pastaj ka 45 ditë kohë për t’u miratuar nga Kuvendi. Kodet, e para nuk bëhen me procedurë të përshpejtuar. Neni 83 i Kushtetutës ta ndalon që këto t’i kalosh me procedurë të përshpejtuar", shtoi Balla. Ora 12:49 Lëndimi në sy i 28-vjeçarit Erion Vishkulli në protestë, Balla: Po hetohet i gjithë zinxhiri komandues i efektivëve të përfshirë (VIDEO) Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, deklaroi se po hetohen personat e përfshirë në plagosjen në sy të 28-vjeçarit Erion Vishkulli, gjatë protestës së dhunshme të së shtunës.Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së, Balla tha se qeveria i ka qëndruar pranë të lënduarit dhe ka bërë të mundur dërgimin e të riut për trajtim më të specializuar në Itali. Ai shtoi se tashmë është fakt se dhuna në protestat në Shqipëri mbështetet edhe nga forcat e huaja.“Po hetohet i gjithë zinxhiri komandues për personat e përfshirë. Urojmë që operacioni të jetë i suksesshëm, Është rast tipik për përkundjen e kësaj qeverie. Dhuna në Shqipëri sposorizohet nga forcat e huaja kjo nuk ka asnjë dyshim”, tha Balla. Share Ora 12:35 Paketa anti-dhunë, Balla pas mbledhjes së Grupit të PS: Ligji për tubimet do të miratohet me akt normativ nga Qeveria dhe do të hyjë në fuqi menjëherë Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, tha se ligji për tubimet do të miratohet përmes një akti normativ.Balla tha se pas miratimit të aktit normativ nga Qeveria, ligji do të hyjë në fuqi menjëherë dhe më pas do të ketë 45 ditë kohë për t’u miratuar nga Kuvendi.“Sa i përket ligjit për tubimet, jemi informuar nga Qeveria që do të miratohet me akt normativ. Akti normativ vjen në Kuvend për t’u miratuar. Akti normativ miratohet nga Qeveria, hyn në fuqi menjëherë dhe pastaj ka 45 ditë kohë për t’u miratuar nga Kuvendi.Kodet, e para nuk bëhen me procedurë të përshpejtuar. Neni 83 i Kushtetutës ta ndalon që këto t’i kalosh me procedurë të përshpejtuar”, tha mes të tjerash Balla. Share Ora 12:22 ‘S’ka dorëheqje’- Balla: Protestuesit janë huliganë, ta harrojnë se do të ketë marrje të pushtetit me forcë! Paketa ligjore anti-dhunë të shtrihet edhe te stadiumet Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e ka cilësuar të drejtë paketën e masave kundër dhunës në protesta, të prezantuar nga kryeministri Edi Rama.Balla tha se një protestuesit që gjatë këtyre ditëve kanë kryer akte dhune në Tiranë janë huliganë dhe një pjesë e tyre, sipas kreut të Grupit të PS, edhe hajdutë.Taulant Balla tha gjithashtu se mendonte se paketa anti-dhunë duhet të shtrihej edhe te stadiumet, për të parandaluar aktet vandale gjatë ndeshjeve të futbollit.Ai tha gjithashtu se askush nuk duhet të shpresojë te dorëheqja e kryeministrit Rama, teksa shtoi se s’do të ketë kurrë në Shqipëri marrje të pushtetit me dhunë.“Harrojeni se do të ketë ndryshim të pushtetit pa votë. Kushdo që duhet të marrë pjesë në zgjedhje, duket të futet në zgjedhje. Pamjet në Francë apo në Itali tregojnë se reagimi i Policisë së Shtetit në Shqipëri është shumë më i butë. Është duke u hetuar gjithë zinxhiri komandues dhe personat e përfshirë, për ngjarjen me dëmtimin në sy të 28-vjeçarit. Protestuesit tanë janë huliganë e dhunës të tmerrshëm. Një pjesë e tyre edhe hajdut bankash. Mendoj se paketa anti-dhunë duhet të shtrihet edhe te stadiumet”, tha mes të tjerash Balla. Share Ora 11:56 Protestat/ Balla pas mbledhjes së Grupit: Studentët në Shqipëri të marrin shembull nga ata në Serbi! Militantët e PD dhunuan pllakatat përkujtimore të 4 dëshmorëve të 21 Janarit Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është shprehur se ligji për tubimet do të miratohet me akt normativ.Komentet Balla i bëri pas mbledhjes së Grupit të PS, nga Kryesia e Kuvendit, ku tha se Qeveria është e hapur për dialog me këdo, përveç Sali Berishës dhe PD-së, të cilët sipas tij janë kthyer në një seksion dhune.Sipas Ballës, militantët e PD-së dhunuan dje ‘pllakatat komemorative të 4 dëshmorëve të 21 Janarit’.Duke i cilësuar protestuesit e dhunshëm si huliganë, dhunues dhe një pjesë të tyre hajdut, Balla tha se nuk do të ketë dorëheqje të kryeministrit Edi Rama dhe Qeverisë së tij.,“Sa i përket ligjit për tubimet, jemi informuar nga Qeveria që do të miratohet me akt normativ. Akti normativ vjen në Kuvend për t’u miratuar. Akti normativ miratohet nga Qeveria, hyn në fuqi menjëherë dhe pastaj ka 45 ditë kohë për t’u miratuar nga Kuvendi. Kodet, e para nuk bëhen me procedurë të përshpejtuar. Neni 83 i Kushtetutës ta ndalon që këto t’i kalosh me procedurë të përshpejtuar.Dialogu nuk duhet të zhvillohet me ata që dhunojnë. Të gjithë atë paketë të miratuar dje nga kryeministri, ku te ligji për tubimet parashikohen një sërë masash për ata që dhunojnë, dhe unë besoj se çdo shqiptar në shumicë nuk e pranon faktin që ti dhunon dhe dëmet e dhunës duhet t’i paguajnë ata që punojnë.Ti nuk e zgjedh dot kundërshtarin. Edi Rama është zgjedhur në 11 maj 2025 kryeministër i Shqipërisë dhe ka gjithë mbështetjen e Grupit të PS dhe 862 mijë votuesve që kanë votuar PS që të vazhdojë këtë mandat dhe dorëheqje nuk ka.Dialog, përjashto seksionin e dhunës së PD-së, që shkoi mbrëmë dhe dhunoi edhe pllakatat komemorative të 4 dëshmorëve të 21 Janarit dhe ju e kuptoni fare mirë që e bën me qëllim ai atë. Dialog po. Le të çojnë listën e kërkesave. Studentët në Shqipëri të marrin shembull nga studentët në Serbi. Në çdo rast të tillë përshëndetet populli që voton. Unë s’jam orakull të parashikoj vendimmarrjet e vendeve të tjera. Ajo që po them është se kishte një protestë për 3 vite. Dhe gjithçka u konkretizua me votë. Harrojeni se do të ketë ndryshim të pushtetit pa votë. Kushdo që duhet të marrë pjesë në zgjedhje, duket të futet në zgjedhje. Pamjet në Francë apo në Itali tregojnë se reagimi i Policisë së Shtetit në Shqipëri është shumë më i butë. Është duke u hetuar gjithë zinxhiri komandues dhe personat e përfshirë, për ngjarjen me dëmtimin në sy të 28-vjeçarit. Protestuesit tanë janë huliganë e dhunës të tmerrshëm. Një pjesë e tyre edhe hajdut bankash. Mendoj se paketa anti-dhunë duhet të shtrihet edhe te stadiumet”, tha mes të tjerash Balla. Share A.C/E.H/ReportTv.al PS qeveria proteste protestat kunder qeverise Paketa ligjore partia socialiste edi rama taulant balla Komento Komente Miri: 26/10/2026 11:07 Kjo nuk eshte “pakete ligjore” por “pacavure qorre” nje test se deri ku la shkuar kalbezimi i PS: do vazhdoje te dekompozohet apo frenoje utopine korruptokrate te pykes ne diell!!?? Përgjigju Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 76.8% Jo 19% Nuk e di 4.2% Vota total: 405 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?