Lajme Zone
Paketa e re fiskale/ Hiqet taksa e qarkullimit pas 15 vitesh, barra kalon te shoferët dhe makinat elektrike
EkonomiPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Paketa e re fiskale/ Hiqet taksa e qarkullimit pas 15 vitesh, barra kalon te shoferët dhe makinat elektrike

Në një kohë kur çmimet e karburanteve ndikohen nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare dhe qytetarët përballen me kosto gjithnjë e më të larta, heqja e kësaj takse mund të krijojë hapësirë për uljen e çmimit në pompa. Por ndryshimi nuk nënkupton domosdoshmërisht ulje të barrës fiskale për të gjithë pronarët e automjeteve.

Edi Rama Pas 15 vitesh, qeveria është kujtuar të shqyrtojë heqjen e taksës së qarkullimit prej 27 lekësh për litër naftë dhe benzinë, një lëvizje që mund të ulë çmimin e karburanteve deri në 32,4 lekë për litër. Por lehtësimi për qytetarët pritet të shoqërohet me një tjetër faturë, rritjen e taksave vjetore të automjeteve, taksimin më të lartë të makinave luksoze dhe përfshirjen e makinave elektrike në skemën fiskale. Pas vitesh të tëra gjatë të cilave çdo litër karburant është rënduar nga taksa e qarkullimit, qeveria e Edi Ramës po përgatit një ndryshim të rëndësishëm në skemën fiskale, që synon të përfshihet në paketën e vitit 2027.

Në një kohë kur çmimet e karburanteve ndikohen nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare dhe qytetarët përballen me kosto gjithnjë e më të larta, heqja e kësaj takse mund të krijojë hapësirë për uljen e çmimit në pompa. Por ndryshimi nuk nënkupton domosdoshmërisht ulje të barrës fiskale për të gjithë pronarët e automjeteve.

Plani që po shqyrtohet parashikon zhvendosjen e një pjese të taksimit nga konsumi i karburantit drejt zotërimit të automjetit, duke synuar që buxheti i shtetit të mos humbasë të ardhurat që siguron aktualisht.

Nafta mund të ulet me 32,4 lekë, por qytetarët mund të paguajnë më shumë për makinatAktualisht, taksa e qarkullimit është 27 lekë për litër, ndërsa mbi të aplikohet edhe TVSH-ja prej 20%. Nëse kjo taksë hiqet dhe ulja reflektohet plotësisht te konsumatori, çmimi final i karburantit mund të ulet teorikisht deri në 32,4 lekë për litër.

Paralelisht, qeveria ka në fuqi një mekanizëm të përkohshëm që parashikon reduktimin me 20% të akcizës kur nafta kalon 220 lekë për litër dhe benzina 200 lekë për litër.

Nëse të dyja masat zbatohen njëkohësisht, në kushtet e plotësimit të kritereve përkatëse, efekti lehtësues mbi çmimin e karburanteve mund të jetë edhe më i madh. Megjithatë, ulja reale do të varet nga zbatimi i mekanizmave fiskalë dhe reflektimi i tyre në çmimet e shitjes.

Por përtej premtimit për çmime më të ulëta në pompa, mbetet çështja se si do të kompensohen miliardat që buxheti arkëton çdo vit nga kjo taksë.

Taksa zhvendoset te automjetet, në skemë futen edhe makinat elektrike

Skenari që po shqyrtohet parashikon kompensimin e të ardhurave të munguara përmes rritjes së taksës vjetore të automjeteve, rritjes së taksimit për makinat luksoze dhe përfshirjes së automjeteve elektrike në skemën fiskale.

Kjo do të thotë se kursimi i mundshëm në karburant mund të shoqërohet me detyrime më të larta për pronësinë e makinës. Sa do të jetë fatura e re për secilën kategori automjetesh, mbetet ende për t'u përcaktuar.

Nivelet e taksave, mënyra e përllogaritjes dhe diferencimi sipas kategorive të mjeteve do të jenë vendimtare për të kuptuar se kush do të përfitojë realisht nga ndryshimi dhe kush mund të përfjë duke paguar më shumë në total.

Qëllimi i qeverisë është të ruajë nivelin e përgjithshëm të të ardhurave buxhetore, duke ndryshuar mënyrën se si mblidhen ato. Pra, në vend që taksimi të rëndojë drejtpërdrejt çdo litër karburant, një pjesë e barrës mund të kalojë te pronarët e automjeteve.

Taksa e qarkullimit përbën një burim të rëndësishëm të ardhurash për shtetin. Gjatë periudhës 2023–2025, arkëtimet nga kjo taksë kanë qenë mesatarisht rreth 21,7 miliardë lekë në vit, ndërsa vetëm në vitin 2025 arritën në rreth 24,2 miliardë lekë.

Këto shifra tregojnë përmasat e të ardhurave që do të duhej të zëvendësoheshin në rast se taksa hiqet. Për këtë arsye, reforma pritet të shoqërohet me ndryshime të tjera në taksimin e automjeteve, në mënyrë që lehtësimi i çmimit të karburantit të mos krijojë një boshllëk të konsiderueshëm në buxhet.

Nga taksa fikse te karburanti dhe tani sërish te makina

Taksa e qarkullimit u zhvendos drejt konsumit të karburantit në gusht të vitit 2011, kur u hoq skema e mëparshme e taksimit fiks vjetor. Në fillim, detyrimi ishte 5 lekë për litër, por u rrit gradualisht deri në 27 lekë në vitin 2015, nivel në të cilin ka mbetur që atëherë.

Nëse ndryshimi miratohet, pas 15 vitesh Shqipëria mund të rikthehet te një model ku një pjesë e barrës fiskale lidhet sërish me zotërimin e automjetit dhe jo vetëm me konsumin e karburantit.

Për momentin, nisma mbetet në fazën e shqyrtimit dhe kërkon ndryshimet përkatëse ligjore. Deri atëherë, ulja e çmimit të naftës dhe benzinës mbetet një mundësi, ndërsa rritja e taksave të automjeteve është një nga skenarët që mund të shoqërojë reformën fiskale të vitit 2027.

Paketa Fiskale 2027 parashikon edhe një sërë ndryshimesh në sistemin e taksave, me të cilat qeveria synon të rrisë të ardhurat e buxhetit me rreth 14 miliardë lekë në vit. Ndër masat kryesore janë rritja e tatimit mbi fitimin nga 15% në 17%, gati dyfishimi i tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%, rritja e TVSH-së standarde nga 20% në 21% dhe ulja e pragut të regjistrimit në TVSH nga 10 milionë në 5 milionë lekë, çka do të përfshinte rreth 17.500 biznese të tjera në skemë. Problemi i Ramës nuk është se qeveria kërkon të mbledhë të ardhura për buxhetin. Çdo shtet ka nevojë për taksa për të financuar shërbimet publike. Problemi është mënyra se si kryeministri e paraqet faturën fiskale si sukses politik, pa u dhënë të njëjtën peshë kostove që mund të përballojnë ata që e financojnë këtë buxhet.

Këto nuk janë thjesht shifra për t'u përdorur në konferenca apo postime politike. Janë ndryshime që mund të ndikojnë në fitimet e bizneseve, në planet e investimit, në kostot administrative dhe në çmimet që paguajnë konsumatorët.

Si i justifikon qeveria këto rritje taksash?

Shteti mund të mbledhë më shumë para, por suksesi i politikës fiskale duhet të matet edhe me atë që u kthehet qytetarëve në shërbime, me aftësinë e biznesit për të investuar dhe me mundësinë e ekonomisë për të krijuar vende pune.

Nëse qeveria kërkon më shumë para, duhet të japë më shumë shpjegime, jo më shumë etiketime siç thotë kryeministri Rama me “sallatën e urrejtjes dhe padijes”. Rama mund të krenohet me buxhetin mbi 10 miliardë euro dhe ta quajë paketën fiskale ambicioze. Por ai nuk mund të kërkojë njëkohësisht më shumë para nga ekonomia dhe t'u mohojë qytetarëve të drejtën për të kundërshtuar mënyrën se si po u merren ato.

Kur kryeministri rrit taksat dhe pastaj i përgjigjet kritikëve me “urrejtje dhe padije”, pyetja nuk është nëse shqiptarët dinë të kuptojnë një paketë fiskale. Pyetja është pse një qeveri që pretendon se po ndërmerr një reformë të drejtë e ka kaq të vështirë ta mbrojë atë me argumente, pa u tallur me ata që do të përballojnë faturën./ Pamfleti Qeveria u fut dorën në xhep shqiptarëve, 150 mln euro taksa shtesë në 2027; bizneset ngrihen kundër paketës fiskale

27 Tetor, 18:56 paketa e re fiskale hiqet taksa e qarkullimit pas 15 vitesh Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Ekonomi Europa po shtrëngon kreditë, Shqipëria rrezikon tregjet e eksportit! 28 Tetor 2026, 11:0711:07Ekonomi Gazetari: Skema që po planifikon Rama me paketën e re fiskale 28 Tetor 2026, 07:5507:55Ekonomi Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon 28 Tetor 2026, 07:2607:26Ekonomi Kursi i këmbimit 28 tetor, me sa shiten dhe blihen euro dhe dollari 28 Tetor 2026, 07:2207:22Ekonomi Qeveria u fut dorën në xhep shqiptarëve, 150 mln euro taksa shtesë në 2027; bizneset ngrihen kundër paketës fiskale 27 Tetor 2026, 18:5118:51Ekonomi Banka Botërore: Ekonomia shqiptare pritet të rritet me 3,4%, papunësia në nivelin më të ulët! 27 Tetor 2026, 09:4809:48Ekonomi