Lajme Zone
Paketa anti-dhunë, Berisha: E dërgojmë në Kushtetuese! Listë e zezë për dhunuesit e protestuesve! Opozita në komisione, vetëm për të folur mbi protestën
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Paketa anti-dhunë, Berisha: E dërgojmë në Kushtetuese! Listë e zezë për dhunuesit e protestuesve! Opozita në komisione, vetëm për të folur mbi protestën

Opozita nuk shkoi sot në komisionet parlamentare me formacion të plotë. Protestat qytetare e kanë nxitur atë drejt një qasje të re, një gjysmë-bojkot duke dërguar në çdo komision vetëm një ose dy deputetë për të mbajtur qëndrimin se në kushtet e një revolte qytetare, nuk mund të ketë normalitet. LEXO edhe... Debati te 'Ligjet' për protestat/ Blushi: Po dhunoni studentët! Manja: Duhet të dënoni edh

Opozita nuk shkoi sot në komisionet parlamentare me formacion të plotë. Protestat qytetare e kanë nxitur atë drejt një qasje të re, një gjysmë-bojkot duke dërguar në çdo komision vetëm një ose dy deputetë për të mbajtur qëndrimin se në kushtet e një revolte qytetare, nuk mund të ketë normalitet. LEXO edhe... Debati te 'Ligjet' për protestat/ Blushi: Po dhunoni studentët! Manja: Duhet të dënoni edhe dhunën ndaj policisë! Edhe nga selia blu, Sali Berisha përsëriti qëndrimin se nuk do të ketë qetësi në jetën parlamentare. “Nuk mund të ketë parlament në këto kushte. Sot përfaqësuesit tanë në detyrë kryetari apo nënkryetari, janë paraqitur te komisionet për të bërë një deklaratë dhe për t'u larguar. Ne jemi në një detyrë shumë të rëndësishme të mobilizimit me të gjithë potencialin tonë të mbështetjes së përditshme të revoltës studentore dhe organizimit periodik të protestave kombëtare në mbështetje të kësaj revolte. Në mbështetje dhe mbrojtje të studentëve”, theksoi Berisha. Pavarësisht kundërshtimeve, PD në parlament nuk mund të ndalojë dot me forcën e kartonit paketën ligjore anti-dhunë që PS po përgatit tashmë. Por goditjen, synon t’ja japë në Gjykatën Kushtetuese. “Gjykata Kushtetuese është një noter i Padrinos, i qeverisë. Megjithatë, ne do e dërgojmë”, tha Berisha. Në kohën kur Edi Rama ka paralajmëruar një listë të zezë për protestuesit, edhe Sali Berisha e synon një të tillë, por për policët, që sipas tij kanë ushtruar dhunë jo-proporcionale në drejtim të demostruesve. “Sali Berisha unë i garantoj ata se tani do publikojmë fotot dhe emrat e tyre një për një. Listën e zezë të tyre. Ata tani, provë force. Por provën e forcës me sovranin e kanë humbur gjithmonë diktatorët, nuk e fitojnë”, përfi Berisha. Ora 16:59 Debati te 'Ligjet' për protestat/ Blushi: Po dhunoni studentët! Manja: Duhet të dënoni edhe dhunën ndaj policisë! Protestat e dhunshme në Tiranë u bënë temë debati sot në Komisionin e Ligjeve mes kryetarit Ulsi Manja dhe deputetit të Partisë së Lirisë Tedi Blushi. Ky i fundit kërkoi ndërprerjen e mbledhjes dhe dorëheqjen e Manjës, duke akuzuar Policinë për dhunë ndaj studentëve. Manja iu përgjigj se dhuna duhet dënuar në çdo formë, si ndaj policisë dhe institucioneve, ashtu edhe në rastet e tejkalimit të saj, ndërsa theksoi se puna e komisionit dhe agjenda e integrimit do të vijojnë.Debati i plotë:Blushi: Ky komision, përgjegjës për garantimin e ligjit dhe Kushtetutës, nuk mund të bëjë sikur nuk po ndodh asgjë në Shqipëri. Nuk mund të ketë punime normale të jetës parlamentare në kushtet kur ky institucion është rrethuar nga policë e banditë të paidentifikuar, me maska, pra Kuvendi është marrë peng. Dhe kjo ka ndodhur vetëm në regjimet e Pinochetit apo të Gadafit, por nuk mund të ndodhë në Shqipëri.Së dyti, prisja nga ky komision të dënonin dhunën kriminale ndaj studentëve, thyerjen e kockave, gjakosjen me plumba gome, njëri për pak sa humbi syrin për shkak të dhunës barbare të këtij regjimi, që do ketë fundin e njëjtë me atë të Vuçiçit. Ndaj, kryetar, e di ç’keni marrë përsipër një rol për të vijuar dhe ju, jo me shkopinj dhe plumba gome, por për të vijuar shkeljen flagrante të ligjit, duke përjashtuar 6 deputetë nga parlamenti, që nuk meriton të ekzistojë më. Nuk mund të ketë parlament normal, në kushtet kur shqiptarët janë ngritur në protestë dhe kërkojnë dorëheqjen e panegociueshme të Ramës. Kjo duhet të jetë dhe agjenda e këtij komisioni, veçanërisht në kushte kur qeveria, sikur jam informuar nga mediat, ka ndërmend të marrë një sërë aktesh, të cilat do të certifikojnë këtë regjim gjakatar. Ndaj, zoti kryetar, ndërprisni mbledhjen, agjenda e këtij komisioni duhet të jetë vetëm kërkesat e studentëve që po rrihni. Nuk mund të ketë parlament normal, në kushte kur vendi po rrëshket drejt një diktature, drejt një junte policore ku dhuna po legjitimohet dhe po kthehet në të vetmin instrument qeverisës të kësaj mazhorance. Ndaj ndërprisni urgjent këtë mbledhje ose të diskutojmë kërkesat e studentëve dhe të mbani një qëndrim për atë dhunë që po ushtroni.Manja: Po, shumë faleminderit, zoti Blushi, keni kërkesa të tjera?Blushi: Kjo është kërkesa ime, jepni dhe ju dorëheqjen, si kryetar i këtij komisioni që duhet të garantojë zbatimin e ligjit.Manja: Ka kërkesë tjetër?Blushi: Kjo është kërkesa ime, kam vetëm një kërkesë, ato janë kërkesat e studentëve dhe të rinisë shqiptare.Manja: Dakord, faleminderit, zoti Blushi, ditë të mbarë, javë të mbarë, mund të vazhdoni. Ditë e hënë është sot, merreni me terezi këtë punë. Puna e parë që duhet të kishit bërë ju në këtë komision, që është komisioni i ligjeve të Kuvendit i zgjedhur në përputhje me vullnetin e qytetarëve. Puna e parë që duhet të kishit bërë, duhet të ishit bashkuar me ne në dënimin e dhunës mbi policinë e shtetit, mbi institucionet, mbi pronën private dhe publike, padiskutim edhe për dhunën…Blushi: Kriminale!Manja: Edhe për tejkalimin e dhunës, por aty ku ndahemi është se ne kërkojmë që institucionet të bëjnë punën e vet, por dhuna duhet të dënohet në çdo lloj forme, dhuna mbi shtetin është ajo që na ndan ne me ju. Ndërsa sa për rolin tim si kryetar i komisionit, por dhe si drejtues i sekretariatit për procedurat e votimit dhe etikën, është një rol që ma ka ngarkuar Kuvendi, sigurisht çdo deputet, përfshirë dhe neve, që në atë sallë dhe këtu shkel rregullat e bashkëjetesës demokratike sa i takon punës në komisione dhe seanca plenare, vetë kemi rënë dakord që të ketë dhe masa disiplinore. Dhe meqë dole këtu, ajo që ndodhi në seancën e 22 tetorit, ku deputetët e opozitës u kacafytën deri në përleshje fizike me kolegët e mazhorancës, është mesazhi më i gabuar që u përcillet qytetarëve. Dhe po të them që ajo nuk na nderon asnjërin prej nesh, kështu që unë do të sugjeroja që këtë lloj dhune që ndodhi në parlament do të duhet ta kishit dënuar, ndërsa sa për të tjerat që ju thoni, regjim etj., zoti Blushi, poshtë atje në katin e dytë është një sallë për konferencat që japin deputetët, mund të dilni atje dhe mund të vazhdoni. Dakord? Ditë të mbarë dhe javë të mbarë. Ndërkohë ne vazhdojmë me rendin e ditës, sepse në fund të fundit agjendën e integrimit, nuk ka forcë që e ndalon në Shqipëri. Share R.Xh/U.D/ReportTv.al opozita PS PD edi rama Paketa ligjore proteste protestat kunder qeverise sali berisha Komento Komente Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 76.9% Jo 19.6% Nuk e di 3.5% Vota total: 831 Sondazhi i ditës: Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?