Gjashtë banesa në zonën e 41 në qytetin e Elbasanit, janë përmbytur. Banorët shprehen se mjaftuan vetëm 10 minuta reshje për të përmbytur komplet banesat e tyre, të cilat ndodhen në katet e poshtme të pallateve. Ndonëse ata kanë telefonuar menjëherë zjarrfikësen dhe emergjencat civile, këto të fundit u vonuan, duke detyruar banorët të nxjerrin ujin vetë. Ata shprehen se kjo është një situatë e përsëritur, por askush nuk ka marrë asnjë masë apo të dëmshpërblejë banorët, duke i lënë të jetojnë mes frikës se do të përmbyten sërish.Lexo edhe:Parashikimin e motit për sot - Temperaturat ulen deri në 29 gradë Banorët kërkojnë ndihmë emergjente për të gjetur një strehë tjetër, pasi kjo situatë mund të përsëritet. Ndërkohë, në lagjen Skënderbej, një garazh pallati, në të cilin ndodheshin disa automjete, është përmbytur totalisht.

