Një incident i pazakontë ka ndodhur në një fshat të Indisë, ku banorët, të revoltuar për problemet me internetin, kanë lidhur me kabllo një teknik të telekomunikacionit në një kullë telefonie. Ngjarja ndodhi në fshatin Hardauli, në Uttar Pradesh, pas ankesave të vazhdueshme të banorëve për lidhjen e dobët. Tekniku Aditya Bhan Singh kishte mbërritur në zonë për të kontrolluar problemet me rrjetin, por pritja e tij nga banorët nuk ishte ajo që priste. Fshatarët u përballën me të dhe protestuan edhe kundër kullës private të telekomunikacionit, duke pretenduar se shërbimi nuk funksiononte siç duhej. Internet Terlalu Perlahan, Penduduk Kampung Ikat Juruteknik Pada Menara Telekomunikasi
Oleh Mynewshub
UTTAR PRADESH – Sekumpulan penduduk sebuah kampung di India bertindak mengikat seorang juruteknik telekomunikasi pada menara selepas berang dengan masalah capaian internet yang… pic.twitter.com/zjMlgSUKWr — MYNEWSHUB (@mynewshub) September 11, 2026 Sipas banorëve, ata kishin paguar për shërbimin 5G, por në praktikë merrnin një lidhje 4G të paqëndrueshme dhe të ngadaltë. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, banorët dëgjohen teksa ankohen për cilësinë e sinjalit, ndërsa teknikun e kishin lidhur me kabllo në kullën e telefonisë. Banorët pretenduan se kishin bërë disa ankesa, por nuk kishin marrë zgjidhje. Për këtë arsye, ata kërkuan që drejtues të kompanisë së telefonisë celulare të shkonin në fshat dhe të ndërhynin për problemin.
Fshatarët thuhet se e kërcënuan teknikun se nuk do ta lironin derisa zyrtarët e kompanisë të mbërrinin dhe të merrnin masa për përmirësimin e rrjetit. Megjithatë, Singh u lirua pak kohë më pas.
Policia e përshkroi ngjarjen si një konflikt të shkaktuar nga problemet me lidhjen e internetit. Pesë persona të lidhur me incidentin raportohet se janë akuzuar për ndalim të paligjshëm dhe prishje të rendit publik.
Rasti u denoncua në polici vetëm pasi videoja e incidentit u shpërnda në rrjetet sociale dhe tërhoqi vëmendjen e autoriteteve. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

