Lajme Zone
“Pagova 1000€ për transportin, por malli më mbeti në Itali”/ Denoncimi i gruas ndaj shoferit nga Lushnja
SportJOQ Albania

“Pagova 1000€ për transportin, por malli më mbeti në Itali”/ Denoncimi i gruas ndaj shoferit nga Lushnja

Një qytetare që jeton në Itali i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një problem me transportin e një ngarkese nga Shqipëria drejt Ankonës, Itali.

Një qytetare që jeton në Itali i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një problem me transportin e një ngarkese nga Shqipëria drejt Ankonës, Itali.

Sipas saj, ajo kishte porositur në Shqipëri 5 dritare duralumini, 4 dyer druri dhe pajisje hidrosanitare, të cilat do t’i përdorte për një B&B që po hapte në Itali. Për transportin, ajo thotë se kishte rënë dakord me një shofer privat për shumën prej 1000 eurosh.

Sipas denoncueses, më 19 qershor shoferi mbërriti në portin e Ankonës, ku i kërkoi sërish faturat e mallit. Ajo thotë se ia dërgoi dokumentet përmes WhatsApp-it, por më pas shoferi nuk e kontaktoi për disa orë.

Më vonë, sipas saj, ai i tha se malli ishte bllokuar në port nga dogana dhe financat e Ankonës, duke pretenduar se ishte kërkuar edhe një certifikatë sigurie.

Por qytetarja pretendon se, pasi u interesua vetë pranë autoriteteve doganore, mori një tjetër informacion.

Sipas saj, shoferi nuk kishte deklaruar ngarkesën si mall tregtar, por kishte hyrë në Itali sikur transportonte sende personale. Denoncuesja thotë gjithashtu se në të njëjtin furgon kishte edhe mallra të tjera që nuk ishin të sajat, përfshirë rreth 150 litra raki, vajra dhe produkte të tjera.

Qytetarja thotë se nga 20 qershori deri në shtator, shoferi i ka kthyer vetëm një pjesë të dyerve, sipas saj të dëmtuara dhe jo të plota, ndërsa pjesën tjetër të porosisë nuk ia ka kthyer.

“Dëmi është shumë i madh. Të paktën të paguajë vlerën e mallit që nuk ma ka vënë në duar, ose ta marrë mallin dhe ta kthejë mbrapsht në Shqipëri.”

Ajo pretendon gjithashtu se shoferi nuk ka pranuar të gjejë një zgjidhje dhe se, sipas saj, situata ka kaluar edhe në kërcënime ndaj saj dhe familjes.

Denoncuesja identifikon shoferin me emrin Agron Çela, nga Lushnja, zona e Sedonisë, dhe thotë se disponon faturat, komunikimet në WhatsApp dhe materiale të tjera që lidhen me rastin.

JOQ Albania publikon denoncimin e qytetares dhe materialet që ajo pretendon se disponon, ndërsa mbetet e hapur për reagimin dhe versionin e shoferit të përmendur në denoncim, si dhe për çdo sqarim nga autoritetet shqiptare apo italiane lidhur me rastin. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)