Lajme Zone
Pagesat për koncesionet arrijnë në 1 miliard euro, 440 milionë shkuan për kontratat nën hetim
PolitikëPolitiko

Pagesat për koncesionet arrijnë në 1 miliard euro, 440 milionë shkuan për kontratat nën hetim

Pas vitit 2015, qeveria e zgjeroi me shpejtësi praktikën e dhënies me koncesion të një sërë shërbimesh dhe projektesh publike, sipas modelit të Partneritetit Publik-Privat (PPP). Në ndryshim nga koncesionet e mëparshme, kur jepej në përdorim shërbimi, apo pasuria natyrore dhe shoqëritë i gjeneronin të ardhurat nga aktiviteti apo tarifat, përmes PPP-ve shteti merrte përsipër të paguante çdo vit nga

Pas vitit 2015, qeveria e zgjeroi me shpejtësi praktikën e dhënies me koncesion të një sërë shërbimesh dhe projektesh publike, sipas modelit të Partneritetit Publik-Privat (PPP). Në ndryshim nga koncesionet e mëparshme, kur jepej në përdorim shërbimi, apo pasuria natyrore dhe shoqëritë i gjeneronin të ardhurat nga aktiviteti apo tarifat, përmes PPP-ve shteti merrte përsipër të paguante çdo vit nga buxheti.

Kjo politikë vijoi pavarësisht kundërshtimeve të hershme të institucioneve financiare ndërkombëtare, të cilat kërkonin që çdo kontratë të paraprihej nga një analizë e qartë e kostove dhe përfitimeve.

Në vitin 2015 u dhanë koncesioni i sterilizimit dhe ai i kontrollit shëndetësor bazë, i njohur si “check-up”. Në vitin 2016 u miratua koncesioni i dializës, ndërsa në vitin 2019 ai i laboratorëve, të gjitha kontrata në sektorin e shëndetësisëNë të njëjtën periudhë nisi edhe praktika e koncesioneve për trajtimin e mbetjeve. Kontrata për inceneratorin e Elbasanit u dha në vitin 2015, më pas u shtua ajo e Fierit në vitin 2017 dhe, në vitin 2019, koncesioni i Tiranës.

Në vitin 2017 u dha me koncesion mirëmbajtja e rrugës Milot–Morinë, ndërsa në vitin 2018 u miratua kontrata për Rrugën e Arbrit. U rishikua gjithashtu koncesioni i skanimit, i miratuar në vitin 2013 nga qeveria e atëhershme në ikje. Me synimin për të lehtësuar barrën financiare mbi bizneset, qeveria mori përsipër të paguante përmes buxhetit një pjesë të kostos së shërbimit.

Të gjitha këto kontrata përfituan pagesa të drejtpërdrejta nga buxheti i shtetit. Rritja e detyrimeve financiare nga koncesionet e detyroi qeverinë, pas presionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të vendoste një rregull fiskal për kufizimin e tyre.

Sipas këtij rregulli, shuma totale e pagesave vjetore neto të kryera nga njësitë e qeverisjes së përgjithshme, që burojnë nga kontratat koncesionare ose Partneritetet Publike-Private, nuk duhet të tejkalojë 5% të të ardhurave tatimore faktike të vitit të mëparshëm buxhetor.Rruga e Arbrit, skanimi, sterilizimi, laboratorët, Inceneratori i Tiranës, check-up, dializa, mirëmbajtja e rrugës Milot–Morinë, infrastruktura arsimore, Inceneratori i Fierit, rruga Orikum–Dukat dhe Inceneratori i Elbasanit.

Pagesa më e lartë është kryer për Rrugën e Arbrit, me 22.6 miliardë lekë. Më pas renditet koncesioni i sterilizimit, me 14.8 miliardë lekë, skanimi me 13.7 miliardë lekë dhe Inceneratori i Tiranës me 8.4 miliardë lekë. (Shiko tabelën e plotë: Pagesat faktike nga buxheti i shtetit për koncesionet, 2017-2025).Nga 12 koncesionet e financuara nga buxheti, për gjashtë prej tyre – tre inceneratorët, check-up, sterilizimin dhe laboratorët – është hapur një hetim zyrtar ose kanë nisur procedurat nga SPAK-u, me akuza që përfshijnë korrupsionin, shpërdorimin e detyrës dhe pastrimin e parave.

Për këto gjashtë kontrata, buxheti i shtetit ka paguar gjatë periudhës 2017-2025 gjithsej 44.4 miliardë lekë, ose rreth 460 milionë euro. Kjo shumë përbën 44% të të gjitha pagesave të kryera nga buxheti për koncesionet.

Nga totali, gati 15 miliardë lekë janë paguar për projektet e inceneratorëve. Më shumë se gjysma e kësaj shume ka shkuar për koncesionin e Tiranës.

Ndërkohë, rreth 29.6 miliardë lekë janë paguar për tre koncesionet e shëndetësisë që janë nën hetim ose procedura nga SPAK-u. Gjysma e pagesave për këto koncesione ka shkuar vetëm për sterilizimin.

Edhe vetë Financat kanë shprehur shqetësimin se kontratat koncesionare nuk po kontrollohen dhe as monitorohen në respekt të detyrimeve ligjore dhe marrëveshjeve ndërmjet shtetit dhe privatit, që janë instrumente të detyrueshme.

Së fundmi, Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit ka publikuar projektin “Për miratimin e rregullave për përmbajtjen dhe formën e regjistrit elektronik të koncesioneve dhe Partneritetit Publik-Privat”, i cili synon të krijojë një bazë të unifikuar të dhënash për monitorimin dhe vlerësimin e ndikimit të koncesioneve në ekonomi.

Sipas relacionit që shoqëron projektvendimin, aktualisht informacioni mbi kontratat e koncesioneve dhe PPP-ve administrohet në mënyrë të fragmentuar nga autoritetet kontraktuese, pa ekzistuar një sistem i vetëm kombëtar që garanton standardizimin e informacionit, përditësimin periodik të të dhënave dhe monitorimin në kohë reale të kontratave.

Kjo situatë krijon vështirësi në monitorimin institucional të kontratave, në analizimin e angazhimeve financiare të shtetit, në evidentimin e ndryshimeve kontraktore, si dhe në përgatitjen e raporteve për organet mbikëqyrëse dhe auditimin.Gjatë vitit 2025 janë pranuar dhe trajtuar mbetje nga bashkitë e qarkut dhe operatorë privatë me kontratë; sasia e trajtuar gjatë vitit ishte rreth 492,935 tonë, sipas të dhënave zyrtare. Shoqëria kishte 117 punonjës.

Koncesioni i mbetjeve në Tiranë i ka marrë rregullisht pagesat nga buxheti i shtetit, edhe pasi u vu në sekuestro, dhe ndonëse ai kryen vetëm shërbimin e menaxhimit të mbetjeve dhe nuk e ka kryer investimin e parashikuar për ndërtimin e inceneratorit.

Në vitin 2025, shoqëria mori 913 milionë lekë pagesa nga buxheti, ndërsa që nga viti 2017 ka marrë gjithsej 8.4 miliardë lekë.

Megjithatë, kompania thotë në raportin vjetor se grafiku i investimeve të kontratës koncesionare mbetet i parealizuar në afat; mënyra dhe afatet e realizimit të investimit të mbetur varen nga ecuria e procesit të administrimit dhe nga marrëveshjet me autoritetin kontraktor.

Gjatë vitit 2025, vlera e investimit në impiantin e trajtimit të mbetjeve, ku shoqëria është sipërmarrës dhe investitor sipas kontratës koncesionare, arriti 215 milionë lekë, nga 239 milionë lekë në vitin 2024.

Hetimet për të tre inceneratorët nxorën më qartë në pah se kontratat nuk sollën përmirësimin e pritshëm në menaxhimin e mbetjeve, ndërsa kostot për buxhetin mbetën të larta. Inceneratori i Elbasanit funksionoi vetëm për një periudhë të kufizuar, ai i Fierit përfi së ndërtuari, por nuk u vu asnjëherë në funksion, ndërsa ndërtimi i inceneratorit të Tiranës nuk ka nisur.

Sipas hetimeve të SPAK-ut, shkeljet nisën që në procedurat e dhënies së koncesioneve dhe vijuan me falsifikimin e dokumenteve të pronësisë, krijimin e kompanive fiktive, faturime të rreme dhe pagesa për punime të parealizuaraHetimi evidentoi gjithashtu përdorimin e skemave fiktive të pagesave për të fshehur origjinën dhe destinacionin e shumave monetare, si dhe faturime të rreme që dyshohet se janë përdorur për të fryrë shpenzimet dhe për të ulur detyrimet tatimore./ Monitor. Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm