Lajme Zone
Pagat e magjistratëve/ 'Ne kemi qesen tonë të buxhetit, s’po marrim nga qeset e të tjerëve', Rama: A mund të flasë kështu një gjykatës
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Pagat e magjistratëve/ 'Ne kemi qesen tonë të buxhetit, s’po marrim nga qeset e të tjerëve', Rama: A mund të flasë kështu një gjykatës

Kryeminstri Edi Rama ka reaguar sërish për pagat e gjyqtarëve. Në një postim në X kreu i qeverisë ka shpërndarë një deklaratë të bërë nga gjykatësi Engert Pëllumbi në një intervistë televizive. “A mund të flasë kështu një gjykatës? Ne kemi qesen tonë të buxhetit. Nuk po marrim nga qeset e të tjerëve. Me pak fjalë, nuk po na lejohet të marrim nga qesja jonë”, citohet të ketë thënë gjykatësi. LEXO e

Kryeminstri Edi Rama ka reaguar sërish për pagat e gjyqtarëve. Në një postim në X kreu i qeverisë ka shpërndarë një deklaratë të bërë nga gjykatësi Engert Pëllumbi në një intervistë televizive. “A mund të flasë kështu një gjykatës? Ne kemi qesen tonë të buxhetit. Nuk po marrim nga qeset e të tjerëve. Me pak fjalë, nuk po na lejohet të marrim nga qesja jonë”, citohet të ketë thënë gjykatësi. LEXO edhe...Fatos Çoçoli: Puç institucional i ‘Republikës së Magjistratëve’? Për këtë deklaratë kryeministri thotë se kjo është e pabesueshme që një gjykatës e shikon kështu buxhetin e shtetit shqiptar dhe pavarësinë e pushtetit gjyqësor. “E pabesueshme, po e vërtetë që një gjykatës e kupton kështu pavarësinë e pushtetit gjyqësor dhe e shikon kështu buxhetin e shtetit shqiptar”, shkruan Rama në rrjetet sociale. Prej datës 3 shtator, pagat e Magjistratëve u bllokuan në Thesarin e Shtetit, pasi Ministria e Financave nuk pranoi formulën e re të pagave të tyre, të përcaktuar nga KLGJ dhe KLP, vendim ky, i cili duhet të votohet nga Kuvendi i Shqipërisë. Qeveria i konsideron vendimmarrjet e këshillave si marrje të kompetencave të pushteit legjislativ dhe ekzekutiv, duke thënë se kjo çështje do të zgjidhet vetëm në parlament. Nga ana tjetër, kryeministri Rama ka publikuar shifra, duke thënë se gjyqtarët kërkojnë paga, që janë shumë larg realitetit shqiptar. Kriza e pagave në sistemin e drejtësisë kulmoi pasi Kuvendi nuk miratoi deri më 31 korrik formulën e re të pagave, siç kishte kërkuar Gjykata Kushtetuese. Pas kalimit të afatit, KLGJ dhe KLP vendosën që nga 1 gushti paga referuese të llogaritej mbi 222 mijë e 425 lekë, plus 14 mijë lekë shtesë për kualifikimin. Ministria e Financave nuk i ekzekutoi listëpagesat me këtë përllogaritje, duke argumentuar se përcaktimi i pagave është kompetencë e Kuvendit. Foto: Postimi i Ramës në X Xh.K/ReportTv.al edi rama pagat e drejtesise engert pellumbi Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.3% Magjistratëve 15.8% Nuk e di 6% Vota total: 7089 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?