Lajme Zone
Pagat e gjyqtarëve dhe precedenti rumun/ Precedenti: Strasburgu nuk rrëzon dot vendimin e Kushtetueses
PolitikëABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Pagat e gjyqtarëve dhe precedenti rumun/ Precedenti: Strasburgu nuk rrëzon dot vendimin e Kushtetueses

Precedenti rumun rrëzon vetërritjen e pagave të gjyqtarëve të Shqipërisë. Më 13 tetor, Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, ka dalë me një vendim të unifikuar për 5 gjyqtarë rumunë të cilët nga viti 2006, kishin fituar betejën brenda Rumanisë, për t’i marrë buxhetit të shtetit rumun 1.15 milionë euro si pasojë e rritjes së pagave që ua kishin miratuar edhe gjykatat më të larta, Gjykata e Kasacionit dhe Kushtetuese.

Precedenti rumun rrëzon vetërritjen e pagave të gjyqtarëve të Shqipërisë. Më 13 tetor, Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, ka dalë me një vendim të unifikuar për 5 gjyqtarë rumunë të cilët nga viti 2006, kishin fituar betejën brenda Rumanisë, për t’i marrë buxhetit të shtetit rumun 1.15 milionë euro si pasojë e rritjes së pagave që ua kishin miratuar edhe gjykatat më të larta, Gjykata e Kasacionit dhe Kushtetuese.

Precedenti rumun ka një specifikë më ndryshe se ajo shqiptare, gjyqtarët dhe ish-gjyqtarët jo vetëm i kërkonin paratë, por i kërkonin menjëherë. Qeveria rumune kishte pranuar, por për shkak të krizës, vendosi t’ua jepte me këste nga 2024 deri në 2028, këste që shtyheshin ndër vite për shkak të pamundësisë financiare. Gjyqtarët rumunë paditën shtetin e tyre, por Strasburgu, ndonëse nuk ndërhyri tek e drejta e tyre e fituar nga Gjykatat më të larta rumune, ua rrëzoi kërkesën. Kjo për shkak se Gjykata e Strasburgut, nuk ka kompetencë të rrëzojë vendime të një Gjykate Kushtetuese.

Gjithashtu, Strasburgu në interpretim, u shpreh me rezerva për mënyrën se si kishin vepruar gjyqtarët me Gjykatat aty, duke marrë në dorë vetë ligjin.

“Gjykata vërejti se me kalimin e kohës, pa ndryshuar zyrtarisht ligjet që rregullojnë shpërblimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, jurisprudenca e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Kasacionit kishin kontribuar në rikonfigurimin e kuadrit ligjor për shpërblimin e gjyqtarëve” thuhej në vendim. Dhe e zeza mbi të bardhë, Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut, shkruan në vendim përfundimtar se Gjykatat nuk mund të zëvendësojnë pushtetet e tjera. Rritja e pagave u takon qeverisë dhe parlamentit.

“Gjykata përsëriti se nuk ishte detyrë e gjykatave kombëtare të zëvendësonin autoritetet kompetente kombëtare në çështjet e politikës fiskale dhe ekonomike, pasi përcaktimi i prioriteteve të shpenzimeve dhe ndarja e burimeve publike binte brenda kompetencës së ekzekutivit dhe legjislaturës, të cilat gëzonin një hapësirë të gjerë vlerësimi në atë fushë”,- thekson vendimi.

Dhe këtu rasti rumun, kthehet në një precedent edhe për çështjen e ngjashme shqiptare, në përplasjen e magjistratëve me qeverinë. Gjyqtarët shqiptarë me në krye shoqatën e Engert Pëllumbit u rrëzuan prej kolegëve të tyre në Gjykatën Kushtetuese. Kjo Gjykatë u dha të drejtë kolegëve për rritjen e pagave, por jo se sa do u rriten pagat. E drejta se sa, iu dha parlamentit, që megjithë përplasjen e madhe, vendosi t’ua rrisë pagat, por bashkë me rregullimin e piramidës së hierarkisë së shtetit shqiptar. Dhe nëse vendosin ta çojnë çështjen në gjykatën ndërkombëtare, do gjejnë atje precedentin rumun të 5 gjyqtarëve. Dhe nëse do duan të marrin diçka më shumë, gjyqtarët kanë vetëm një derë: të kërkojnë dialog te dera e Edi Ramës./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! -Politikë*Fokus*KryesoreAktualitet GJEDNJgjyqtare