Lajme Zone
Pacolli akuzon zyrtarisht Ramën në arbitrazh: Po merr aeroportin për t'ia dhënë Ron Yeffetit
PolitikëPolitiko
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Pacolli akuzon zyrtarisht Ramën në arbitrazh: Po merr aeroportin për t'ia dhënë Ron Yeffetit

Kompania Mabco e Behgjet Pacollit ka akuzuar zyrtarisht qeverinë shqiptare në Gjykatën e Arbitrazhit se po ja merr aerportin e Vlorës për t'ia dhënë biznesmenit izraelit Ron Yeffet. Pretendimi i bujshëm është pjesë e padisë që Mabco ka bërë në Gjykatën e Arbitrazhit në Londër për të kërkuar masë sigurie mbi prishjen e kontratës nga qeveria shqiptare. Nuk dihet se ku e ka mbështetur kompania e Paco

Kompania Mabco e Behgjet Pacollit ka akuzuar zyrtarisht qeverinë shqiptare në Gjykatën e Arbitrazhit se po ja merr aerportin e Vlorës për t'ia dhënë biznesmenit izraelit Ron Yeffet. Pretendimi i bujshëm është pjesë e padisë që Mabco ka bërë në Gjykatën e Arbitrazhit në Londër për të kërkuar masë sigurie mbi prishjen e kontratës nga qeveria shqiptare.

Nuk dihet se ku e ka mbështetur kompania e Pacollit akuzën se qeveria po e prish konçesionin për t'ia dhënë Ron Yeffet. Por lajmi u konfirmua për Kapitalin nga dy burime konfidenciale brenda Avokatit të Shtetit dhe ministrisë së Infrastrukturës, të cilët e kanë lexuar dokumentin.

Madje sipas tyre, avokatët e Pacollit i kanë thënë Gjykatës se Ron Yeffet është një biznesmen që ka lidhje të ngushta me qeverinë shqiptare.

Mabco ka pajtuar studion e njohur amerikane Patton Boggs si përfaqësuese ligjore në përplasjen me qeverinë shqiptare. Avokatët e Patton Bogs erdhën në Tiranë para pak në ditësh në Tiranë, ku morën pjesë në një takim të përbashkët mes Mabcos, VIA-s dhe 2A Group me Ministrinë e Infrastrukturës.

Kjo ishte përpjekja e parë e palëve për pajtim, pasi qeveria njoftoi inicimin e proçedurës për prishjen e konçesionit.

Kjo është faza e parë e arbitrazhit. Gjykata tashmë, sipas procedurës, pritet që shume shpejt t'u kërkojë palëve që të dorëzojnë paditë e themelit. Kapitali.al Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm