Lajme Zone
Pacientja 25-vjeçare me djegie në 85% të trupit dërgohet për trajtim në Turqi
SportEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

Pacientja 25-vjeçare me djegie në 85% të trupit dërgohet për trajtim në Turqi

Pacientja 25-vjeçare, e cila mbeti e plagosur rëndë nga zjarri që përfshiu një hotel në Vlorë, është dërguar për trajtim të specializuar në Turqi.

Pacientja 25-vjeçare, e cila mbeti e plagosur rëndë nga zjarri që përfshiu një hotel në Vlorë, është dërguar për trajtim të specializuar në Turqi. A. D., 25 vjeç, pësoi djegie të rënda në rreth 85% të sipërfaqes së trupit, si pasojë e zjarrit që përfshiu hotelin ku po qëndronte për pushime. Pas ngjarjes, ajo u transportua në Tiranë, ku u trajtua në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. E reja qëndroi nën kujdesin intensiv të mjekëve të QSUT-së, ndërsa për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore u vendos që trajtimi i saj të vijojë në një qendër të specializuar jashtë vendit. Pas përfundimit të procedurave mjekësore dhe administrative, pacientja është nisur drejt Turqisë, në kuadër të bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare, Ambasadës së Turqisë dhe institucioneve shëndetësore turke. Shpenzimet për trajtimin e 25-vjeçares në Turqi do të mbulohen nga shteti shqiptar, përmes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale. Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë në Vlorë, ku zjarri në hotel la disa persona të prekur. 25-vjeçarja ishte mes rasteve më të rënda, duke pësuar djegie në pjesën më të madhe të trupit.