Lajme Zone
“Pacientin e sëmurë e nxorën nga spitali me ambulancë dhe e lanë në mes të rrugës”
SportJOQ Albania

“Pacientin e sëmurë e nxorën nga spitali me ambulancë dhe e lanë në mes të rrugës”

Një denoncim tepër shqetësues ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga një qytetar në Durrës, i cili pretendon se një pacient në gjendje të rënduar shëndetësore është nxjerrë nga spitali dhe është lënë në rrugë, pa asnjë mbështetje.

Sipas denoncuesit, ngjarja ka ndodhur pranë Portit të Ri të Peshkimit. Ai thotë se personi kishte qenë i shtruar në spital prej rreth tre muajsh dhe se është transportuar deri në atë zonë me ambulancë, ku më pas është lënë pranë vendit ku kishte punuar më parë.

Në videon e dërguar në redaksi, personi shihet i ulur në trotuar dhe duket në gjendje të rënduar fizike.

Qytetari tregon se, pasi e pa në atë gjendje, njoftoi menjëherë Policinë e Shtetit dhe Urgjencën Kombëtare. Sipas tij, në vendngjarje mbërritën efektivët e policisë dhe një ambulancë, por pacienti nuk u rikthye në spital.

Denoncuesi pretendon gjithashtu se familjarët kanë deklaruar se nuk janë në gjendje ta marrin në banesë për shkak të kushteve të tyre familjare, duke bërë që personi të mbetet pa kujdes dhe pa një zgjidhje.

Nëse këto pretendime rezultojnë të vërteta, ngjarja ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën se si është trajtuar ky qytetar dhe nëse janë respektuar detyrimet ligjore e humane për ofrimin e kujdesit shëndetësor ndaj një pacienti në gjendje të rënduar.

JOQ Albania i bën thirrje Spitalit Rajonal të Durrësit, Ministrisë së Shëndetësisë dhe autoriteteve përgjegjëse të reagojnë dhe të sqarojnë rrethanat e këtij rasti, pasi bëhet fjalë për një denoncim me pasoja të mundshme serioze për jetën e një qytetari. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)