Institucionet shtetëtore në Shqipëri, një vend që aspiron BE dhe po zhvillon negociatat, janë katandisur si mos më keq.
Një ndër to dhe Bashkia e Tiranës, e cila është kthyer në një bunker që refuzon të japë llogari dhe të bëjë transparencë për informacione në interes të opinionit publik, qytetarëve të Tiranës.
Bashkia e Tiranës është një nga institucionet e përfshira në shumë skandale, me kryetarin Erion Veliaj prapa hekurave mbi të cilin rëndojnë 13 akuza për 5 vepra të rënda penale, me drejtorët e 5D dhe zyrtarë të tjerë të përfshirë në afera që u kanë kushtuar xhepave të shqiptarëve miliona.
Bashkia e Tiranës nuk i ndal skandalet. Përveç korrupsionit që ka kapur çdo qelizë të këtij institucioni, zyrtarët e këtij e kanë kthyer në një bunker. Refuzojnë të bëjnë transparencë dhe llogaridhënie. CNA po sjell rastet.
Rasti 1, Bashkia e Tiranës fsheh skandalin me hapësirat publike dhe reklamat
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkisë së Tiranës dhe Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe të Dhënave Personale duke transparencë mbi sa reklama, banera, LED-wall-e janë vendosur në evente të ndryshme, në sheshin “Skënderbej”, në sheshin “Nënë Tereza”, por edhe për vende të tjera ku janë zhvilluar aktivitete të ndryshme në kryeqytet. Bashkia e Tiranës, një bandë mashtruesish
19 Korrik, 11:11 Me kërkesa zyrtare duke iu referuar Kushtetutës dhe ligjit kërkuam sipërfaqet e përdorura për reklamime, kontratat që ka bërë Bashkia e Tiranës me kompaninë që do të bëjë menaxhimin e aktivitetit.
Përveç kontratave apo sipërfaqeve, kërkuam informacion për të dhënat dhe të ardhurat e gjeneruara, pra që ka përfituar Bashkia e Tiranës, të ardhurat që kanë përfituar qytetarët e Tiranës nga zhvillimi i këtyre aktiviteteve, sepse bashkia ka qenë dhe sponsore, por edhe përfituese.
Pas disa kërkesash ajo që morëm si përgjigje fillimisht ishte një kontratë ku na tregohej se si mund të aplikonim për të marrë një ambient me qira. Qartazi kjo një shmangie e të bërit transparencë për të dhënat që CNA kërkoi për interes të opinionit publik. Karagjozët e Bashkisë së Tiranës 9 Korrik, 10:45 Sërish nuk ndaluam, shkresat u dërguan njëra pas tjetrës dhe në Komisionerin për të Drejtën e Informimit.
Pas shumë kërkesash, Bashkia e Tiranës sërish nuk bëri transparencë por dha një informacion gjysmak jo të plotë në lidhje me kërkesat e dërguara nga CNA.
Çështja përfi në Komisionerin për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ku Bashkia e Tiranës fillimisht u shmang nga përballja dhe më pas pretendoi se pas një sulmi kibernetik një pjesë e sistemeve dhe shërbimeve u ndërprenë dhe kjo gjë solli komprometimin e një numri të konsiderueshëm pajisjesh kompjuterike të përdoruesve frë, ku për pasojë, të dhënat lokale të ruajtura në pajisjet e prekura, të cilat nuk ishin të disponueshme në sistemet qendrore, në kopje rezervë (backup) ose në platforma të tjera institucionale, nuk kanë qenë teknikisht të rikuperueshme pas zëvendësimit të mediave të ruajtjes dhe nuk mund të rikthehen. Bashkia e Tiranës vijon t’i i fshihet përballjes me CNA 7 Korrik, 17:51 Në fakt ky nuk ishte gjë tjetër veçse një mashtrim i madh publik si mashtrimet e kryetarit të tyre i cili ndodhet pas hekurave në burgun e Durrësit me 13 akuza për 5 vepra të rënda penale.
Rasti 2, udhëtimet e kryebashkiakut Erion Veliaj
Një tjetër rast ku Bashkia e Tiranës nuk jep transparencë dhe llogaridhënie është për një kërkesë tjetër të CNA, ku kërkohet informacion në lidhje me udhëtimet e kryera nga kryebashkiaku Erion Veliaj në 10 vitet e fundit. Përmes një dokumenti që mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm, qartazi Bashkia e Tiranës refuzon të japë përgjigje, me arsyetimin se bëhet fjalë për të dhëna personale. Bashkia e Tiranës nuk tregon se ku ka udhëtuar dhe ku ka fluturuar kryebashkiaku, duke fshehur të dhënat.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka udhëtuar duke përdorur taksat e qytetarëve. Për këtë arsye ai nuk mund të udhëtojë kudo, por veçse për takime zyrtare, në evente, në aktivitete në të cilat ka ftesë nga homologë, apo edhe takime të tjera ndërkombëtare.
Bashkia e Tiranës refuzon të japë këto të dhëna dhe është futur në “bunker”, duke u kthyer në një bashkëpunëtore, ndoshta për fshehjen e një vepre penale që mund të jetë konsumuar, megjithëse për këtë çështje i takon drejtësisë të bëjë hetimet dhe veprimet. Bashkia e Tiranës futet në "bunker"
18 Gusht, 09:29 CNA ka kërkuar transparencë dhe llogaridhënie, asgjë më shumë, përmes një kërkese për vënien në dispozicion të informacionit se sa ka bërë kryetari i bashkisë në vitet 2015-2025. Erion Veliaj, kryetari i bashkisë në fluturim
30 Korrik, 13:06 Këto raste tregojnë se Bashkia e Tiranës është kthyer në një bandë mashtruesish. Theksojmë se për ne nuk është e gjithë administrata e Bashkisë së Tiranës; nuk hyjnë ata punëtorë të ndershëm zyrtarë të thjeshtë që repsektojnë ligjin.
Banda e mashtruesve ka kryetarin në burg, janë dhe ata zyrtarë të korruptuar që kanë hyrë burgjeve për afera dhe skandale dhe këta zyrtarët e tjerë që fshehin të dhënat dhe të vërtetën që me apo pa dashje bëhen bashkëpunëtorë në krim. Udhëtimet e Veliajt/ Çfarë mund të zbulojnë prokurorët e SPAK-ut
29 Korrik, 10:49 Nuk mundet më që një institucion i mbuluar nga skandalet, aferat dhe korrupsioni, me kryebashkiakun e arrestuar për 13 akuza të rënda penale, me drejtorë në burg dhe zyrtarë nën hetim, të tallet me median dhe të fshehë të vërtetën.
Nuk mund të mbulohet dielli me gisht. Bashkia e Tiranës nuk mund të kthehet në mburojën e kryetarit të saj që ndodhet në burg për 13 akuza dhe 5 vepra të rënda penale, duhet të japë llogari dhe të bëjë transparencë. Në kulmin e të gjitha abuzimeve të kryera, zyrtarët që mashtrojnë dhe shpërdorojnë detyrën do përballen me ligjin dhe vetëm me ligjin./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

