TIRANË- Analisti Artur Nura, i ftuar në “Edicionin Qendror” në ABC News tha se dunën në protestë e kanë demonstruar palët politike në opozitë.
Ai u shpreh se në momentin kur ata janë bërë pjesë e protestës, brenda saj, qytetarët panë njerëz me maska dhe sulme të ndaj institucioneve publike dhe pronës private.
Ai theksoi se kjo situatë nuk duhet të kalojë pa paguar faturën e përgjegjësi politike, që ato forca përfaqësojnë. Më tej, Nura u shpreh se do ishte e udhës, që pas protestës së stome, Sali Berisha të jepte dorëheqjen nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike dhe t’ia linte partinë një figure të re.
“Dhunën e kanë demonstruar palët politike. Kur kanë hyrë ata, kemi njerëz me maska, kemi sulmet ndej institucioneve dhe bizneseve. Këto janë përgjegjësi politike të munguara në protestë. Pa projekt politik shkohet në kaos. Sali Berisha do duhej të tërhiqej nga kreu i PD dhe ti hapte rrugë të rinjve”, tha ai.
Analisti Nura theksoi se nuk përjashtohet mundësia që pas protestave të qëndrojnë “dorë të huaja”, të cilat nuk janë dashamirëse karshi Shqipërisë.
“Këto ka dhe një dorë të huaj të fuqishme, që nuk e do Evropën të stabilizuar, dhe e ka kundërshtare të drejtpërdrejtë, dhe në këtë raste është Rusia. Ngjyrat e zjarreve në protestës ishte të ngjashme me të njëjtën ngjyrë si në Parlament. Mund të jenë nga e njëjta dorë të furnizuar. Ata po luftojnë, për të shfrytëzuar rastin që të marrin sa më shumë vota, sa më shumë peshë politike”, tha ai./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet edicioni qendrornurashqiperi

