Lajme Zone
Pa celularë në seanca, avokatët nisin bojkotin pa afat ndaj gjyqeve në GJKKO! Zhvillohen vetëm masat e sigurisë
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Pa celularë në seanca, avokatët nisin bojkotin pa afat ndaj gjyqeve në GJKKO! Zhvillohen vetëm masat e sigurisë

Nga sot avokatët bojkotojnë pa afat seancat në GJKKO, me përjashtim të masave të sigurisë. Vendimi do të qëndrojë në fuqi deri në pezullimin e rregullores së re, të cilën e konsiderojnë pengesë për ushtrimin e profesionit. Rregullorja është kundërshtuar ashpër edhe mediat dhe organizatat ndërkombëtare të gazetarëve

TIRANË- Nga sot nis bojkoti pa afat i avokatëve ndaj gjyqeve që do të zhvillohen në Gjykatën e Posaçme. Vendimi u mor një ditë më parë nga Këshilli i Përgjithshëm i Dhomës së Avokatisë, të cilët kundërshtojnë rregulloren e re të GJKKO-së, sipas së cilës avokatëve nuk u lejohet celulari në sallën e gjyqit. Bojkoti do të vijojë deri në pezullimin e rregullores, ndërsa përjashtim do të bëjnë seancat për masat e sigurisë për të mos penalizuar personat e arrestuar të cilët duhen të dalin para togave të zeza për vlerësimin e arrestit. Avokatët e argumentuan vendimin me kufizimet që rregullorja vendos gjatë ushtrimit të profesionit, mes tyre ndalimin e mbajtjes së celularëve në ambientet e gjykatës. Sipas tyre, disa prej dispozitave bien ndesh me ligjin dhe Kushtetutën dhe krijojnë pengesa edhe për përdorimin e mjeteve të punës gjatë proceseve gjyqësore. LEXO edhe...Ilir Yzeiri: Përse dështoi Reforma në Drejtësi Dhoma e Avokatisë kishte kërkuar më herët rishikimin e rregullores, por GJKKO nuk i ka kthyer përgjigje kërkesës. Për të gjithë avokatët që nuk zbatojnë vendimin për bojkot, parashikohen masa disiplinore deri në heqjen e kërkesës. Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka miratuar një rregullore të re, e cila përcakton një sërë rregullash për hyrjen në godinë, ndjekjen e seancave gjyqësore dhe aktivitetin e medias të cilëve u ndalohet mbajtja e celularit. Edhe mediat, si dhe organizatat ndërkombëtare të gazetarëve, kanë kundërshtuar rregulloren, duke argumentuar se ajo censuron punën dhe cenon të drejtën e informimit. Ndërkohë, gazetarët që mbulojnë GJKKO-në kanë refuzuar akreditimin për të ndjekur seancat. SI.E./ReportTv.al rregullorja e GJKKO GJKKO dhoma e avokatise avokatet Komento Komente Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë? Qeverisë 78.2% Magjistratëve 15.7% Nuk e di 6.1% Vota total: 2432 Sondazhi i ditës: Ngërçi për pagat e drejtësisë, kujt i jepni të drejtë?