Lajme Zone
OSBE reagon për protestat në Shqipëri: Nevojitet qetësi dhe dialog, jemi të gatshëm të ndihmojmë
PolitikëEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

OSBE reagon për protestat në Shqipëri: Nevojitet qetësi dhe dialog, jemi të gatshëm të ndihmojmë

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Shqipëri pas protestave të ditëve të fundit, duke mbështetur thirrjen e Presidentit Bajram Begaj për qetësi dhe dialog gjithëpërfshirës.

Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Shqipëri pas protestave të ditëve të fundit, duke mbështetur thirrjen e Presidentit Bajram Begaj për qetësi dhe dialog gjithëpërfshirës. Përmes një njoftimi zyrtar, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka bërë të ditur se është e gatshme të ndihmojë në lehtësimin e dialogut mes palëve, nëse një gjë e tillë kërkohet. Njoftimi i plotë: Prezenca e OSBE-së në Shqipëri mirëpret mesazhin e sotëm të Presidentit Begaj. Ne i bashkohemi thirrjes për qetësi dhe dialog gjithëpërfshirës dhe jemi të gatshëm të ndihmojmë në lehtësimin e një dialogu të tillë, nëse na kërkohet. The OSCE Presence in Albania ëelcomes President Begaj’s message from today. Ëe share in the call for calmness and comprehensive dialogue and stand ready to assist in the facilitation of any such dialogue, if so requested