Këto janë orë të vështira për shëndetin e Daniel Osvaldos, ish-futbollistin e shumë skuadrave në Itali përshirë Juventusin, Interin dhe Romën, i cili u dërgua me urgjencë në spital për shkak të një problemi serioz në mushkëri. Osvaldo, i cili ka luajtur edhe më kombëtaren e Italisë, është aktualisht i shtruar në njësinë e kujdesit intensiv në një prej spitaleve të Buenos Ajros. LEXO edhe...Mancini e nis me humbje te Italia, tifozët vërshëllejnë kombëtaren ndaj Belgjikës! Feston Zidan te Franca Gjendja shëndetësore e ish-futbollistit u përkeqësua pas disa ditësh vuajte në shtëpinë e tij, ku u trajtua nga motra dhe një mik. Transferimi i tij i shpejtë në një qendër shëndetësore në provincën e Buenos Airesit përcaktoi që 40-vjeçari kishte një derdhje serioze pleurale në anën e djthatë të mushkërisë si dhe një infeksion. Duke pasur parasysh rëndësinë e situatës mjekët vendosën për një ndërhyrje të menjëhershme kirurgjikale për të kulluar lëngjet dhe për të pastruar zonën e prekur. Sipas raporteve të shtypit lokal, kirurgët hoqën gjithashtu një pjesë të indit të mushkërive për të ndaluar përkeqësimin. 40-vjeçari mbetet në një prognozë të kujdesshme, me shenjat jetësore që monitorohen vazhdimisht. Familja e ish-sulmuesit ka kërkuar konfidencialitet maksimal, duke bërë që institucioni i kujdesit shëndetësor të kufizojë vizitat vetëm tek të afërmit e ngushtë, pa publikuar raporte mjekësore. Pasi u tërhoq nga futbolli në vitin 2020, Osvaldo iu përkushtua muzikës dhe më vonë një karriere si komentator televiziv. Në disa raste ai ndau publikisht momentet e vështira për jetën e tij personale, të shënuara nga lufta e tij me depresionin dhe varësinë. Ne.k./ReportTv.al Daniel Osvaldo Italia Argjentina spital Seria A Komento Komente Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.4% Jo 42.5% Disi 11.1% Vota total: 4743 Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?

