Me pritshmëri ambicioze për rritjen ekonomike dhe bazuar në projeksionet për diversifikim të sektorëve që gjenerojnë më shumë para, qeveria ka rritur projeksionet për Prodhimin të Brendshëm Bruto. Në planin makroekonomik 2027-2029 të rishikuar së fundmi, është rritur pritshmëria sa i takon PBB-së së vendit që nga ky vit, nga 28.3 miliardë euro në 29 miliardë euro. Në raport me vitin 2025, rritja është me rreth 1.9 miliardë euro. Kjo rritje projektohet në rritje edhe më të shpejtë në vitet e ardhshme, duke arritur në 33.8 miliardë euro në vitin 2029. PRODHIMI I BRENDSHËM BRUTOViti 2025 27.1 mld euroViti 2026 29 mld euroViti 2027 30.5 mld euroViti 2028 32.1 mld euroViti 2029 33.8 mld euroSi rezultat i kësaj ecurie pozitive, më shumë para pritet të futin në xhepin e tyre edhe qytetarët. Të ardhurat për frymë gjatë këtij viti thotë Ministria e Financave do të arrijnë në 12.199 euro nga 11.354 euro vjet. Rritja do të vijojë edhe përgjatë trevjeçarit të ardhshëm, duke u rritur në 14,404 euro në vitin 2029. LEXO EDHE:Kultura e kafeneve në Iran përballet me presion politik dhe ekonomik, çfarë ka ndryshuar pas nisjes së luftës me SHBA TË ARDHURAT PËR FRYMË Viti 2025 11,354 euroViti 2026 12,199 euroViti 2027 12,886 euroViti 2028 13,637 euroViti 2029 14,404 euroRritja ekonomike e vendit edhe në këtë dokument theksohet se bazohet vetëm në projeksionet optimiste për rritje të turizmit, shtim të aktivitetit ndërtues dhe prej pagave të administratës publike. Rritja ekonomike për këtë vit parashikohet në 4%, dhe për 3 vjeçarin në vijim në mesatarisht 3.9%. K.T./E.H/Shqiptarja.com TAG: gdp prodhimi i brendshem bruto ekonomia Komento Komente Sondazhi i ditës:
10 Korrik, 22:22
Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës? Po! 78.1% Jo! 18.9% Disi! 3% Vota total: 4297 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 10 Korrik, 22:22 Gafa e sulmeve ndaj bizneseve e ka dëmtuar frymën e protestës?
