Lajme Zone
Opozita nuk lëshon pe për raportimin e Avokatit të Popullit/ Shtyhet seanca, e radhës më 23 korrik. Bardhi: Nuk doni të diskutohet Akti Normativ për 4.3 mln eurot e Kanye West
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Opozita nuk lëshon pe për raportimin e Avokatit të Popullit/ Shtyhet seanca, e radhës më 23 korrik. Bardhi: Nuk doni të diskutohet Akti Normativ për 4.3 mln eurot e Kanye West

Seanca plenare e Kuvendit është shoqëruar me debate dhe tensione mes mazhorancës dhe opozitës, pasi deputetët e PD-së bllokuan foltoren duke kundërshtuar raportimin e Avokatit të Popullit, Endri Shabani. Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, akuzoi mazhorancën se po provokon opozitën dhe kërkoi ndryshimin e rendit të ditës pasi sipas tij mazhoranca kërkon të pengojë diskutimet për Aktin Normativ për 4.3 milionë euro që qeveria dha për koncertin e artistit Kanye West.

Seanca plenare e Kuvendit është shoqëruar me debate dhe tensione mes mazhorancës dhe opozitës, pasi deputetët e PD-së bllokuan foltoren duke kundërshtuar raportimin e Avokatit të Popullit, Endri Shabani.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, akuzoi mazhorancën se po provokon opozitën dhe kërkoi ndryshimin e rendit të ditës pasi sipas tij mazhoranca kërkon të pengojë diskutimet për Aktin Normativ për 4.3 milionë euro që qeveria dha për koncertin e artistit Kanye West. “Ju doni të provokoni seancën tjetër, sepse me akt normativ i keni dhënë një personi fizik 4.3 milionë euro. Zotërinë që ju e quani Avokat të Partisë, ne nuk e njohim dhe nuk do të raportojë dot në Kuvend. Tani doni të prishni edhe këtë seancë edhe tjetrën. Hiqni dorë nga provokimi i opozitës”, deklaroi Bardhi. Ai kërkoi që raportimi i Avokatit të Popullit të mos zhvillohej sot, duke paralajmëruar bllokim të seancës.

“Avokati i Popullit nuk raporton sot. Ndryshoni rendin e ditës, në të kundërt do të prishni seancën”, tha Bardhi. Nga ana tjetër, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, kundërshtoi kërkesën e opozitës, duke thënë se rendi i ditës nuk mund të ndryshohet pas nisjes së seancës.

“Rendin e ditës e shpall kryetari i Kuvendit, nuk mund ta ndryshojmë pas 7 orësh. Ky precedent nuk i vlen askujt. Si mund të bllokosh Kuvendin sepse nuk të pëlqen dikush? Ligjshmërinë nuk e shpallim ne, është çështje e gjykatave”, u shpreh Peleshi.

Ai shtoi se nëse Gjykata Kushtetuese do të merrte një vendim, ai do të zbatohej.

“Nëse në shtator iu jepet e drejta, e pranojmë. Por nuk keni fuqi t’i imponoheni qeverisë, Kuvendit jo e jo. Rendi i ditës nuk mund të ndryshojë vetëm sepse bllokohet foltorja, sepse ky do të ishte fundi i parlamentarizmit”, tha Peleshi. Në një moment, Peleshi iu drejtua deputetëve të opozitës me tone të ashpra: “Nuk jam këtu për t’ju mësuar aftësitë konjitive”.

Pas debateve, Kuvendi vendosi të votojë propozimin e Taulant Ballës për shtyrjen e seancës. Seanca u shty për datën 23 korrik, ndërsa rendi i ditës do të bashkohet me pikat e parashikuara. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb