Lajme Zone
Opozita në mbështetje të protestës/ Berisha: Rama me agresion mesjetar, do të dështojë
PolitikëCNA

Opozita në mbështetje të protestës/ Berisha: Rama me agresion mesjetar, do të dështojë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje m...

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se në kushtet që ndodhemi nuk mund të ketë zhvillim normal të seancave parlamentare.

Berisha është shprehur kundër masave të ndërmarra nga Edi Rama për të shuar protestat duke i cilësuar si mesjetare. Por, ai shprehet i bindur se Edi Rama do të dështojë me planin e tij.

Berisha ka deleguar kryetarin dhe nënkryetarin e grupit parlamentar për t’u marrë me çështjen e protestës. Kryetari i PD-së thekson se do të mbrojë me të gjitha masat studentët dhe revoltën e tyre. “Nuk mund të ketë parlament në këto kushte. Kryetari dhe nënkryetari i grupit janë paraqitur sot për të bërë një deklaratë në komision. Jemi në mbështetje të përditshme të revoltës, në mbështetje dhe mbrojtje të studentëve. Rama ndërmori një agresion mesjetar, primitiv. Por do të dështojë dhe e sigurt që do të dështojë.”, u shpreh Berisha./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.