Lajme Zone
SportABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Operacioni “Shëtitësit”/ Zbardhen 6 vjedhje në Elbasan dhe Tiranë, në pranga dy persona


Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Shëtitësit”, duke zbardhur gjashtë raste vjedhjesh në Elbasan dhe Tiranë. Në pranga kanë rënë dy persona, 39 dhe 18 vjeç, të dyshuar për vjedhjen e shumave të parave dhe produkteve të ndryshme në biznese.

Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Shëtitësit”, duke zbardhur gjashtë raste vjedhjesh në Elbasan dhe Tiranë. Në pranga kanë rënë dy persona, 39 dhe 18 vjeç, të dyshuar për vjedhjen e shumave të parave dhe produkteve të ndryshme në biznese.

Sipas policisë, tre prej vjedhjeve janë kryer gjatë muajit nëntor në Elbasan, ndërsa tre të tjerat në Tiranë. Të arrestuarit janë K. M., 39 vjeç, banues në Lezhë, dhe E. Ll., 18 vjeç, banues në Tiranë.

Nga hetimet dyshohet se dy personat kanë bashkëpunuar për të kryer vjedhje në tre subjekte në Elbasan: më 5 nëntor në një lokal në fshatin Vidhas, më 20 nëntor në një tabakino në bulevardin “Aqif Pasha” dhe më 22 nëntor në një dyqan në lagjen “28 Nëntori”. Ndërkohë, 18-vjeçari dyshohet se është përfshirë edhe në tri vjedhje të tjera në Tiranë, të ndodhura në rrugën e Kosovarëve dhe në rrugën “Liman Kaba”.

Gjatë kontrollit fizik ndaj tij, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi të dyshuar lënde narkotike kanabis, një pistoletë sportive, një kaçavidë dhe një levë, mjete që dyshohet se përdoreshin për hapjen me forcë të dyerve të bizneseve.

Sipas autoriteteve, të dy personat kanë precedentë kriminalë në fushën e vjedhjes. Gjithashtu, 18-vjeçari rezultonte i shpallur në kërkim nga Komisariatet e Policisë Nr. 2 dhe Nr. 6 në Tiranë, si dhe nga Komisariati i Policisë Korçë, për vepra penale të vjedhjes.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet elbasanpolicia