Foto ilustruese / Hetimet në Brazil zbulojnë lidhjet mes rrjeteve kriminale të Ballkanit, trafikut ndërkontinental të kokainës dhe pastrimit të parave. Përtej sekuestrimit të drogës, në shënjestër janë tashmë edhe infrastruktura financiare dhe korridoret tregtare që përdoren nga organizatat kriminale... Rrjeti i zbuluar nga operacionet Hinterland dhe Recycling, tregon se si organizatat moderne të trafikut të drogës shfrytëzojnë të njëjtat infrastruktura detare, portuale dhe logjistike që mbajnë në këmbë tregtinë e ligjshme mes Amerikës së Jugut dhe Evropës.
Hetimi i zhvilluar në Brazil, i cili kulmoi në tetor me 13 dënime në shkallën e parë të gjykimit, dokumentoi lëvizjen e më shumë se 14 tonëve kokainë gjatë periudhës 2020-2022. Rrjeti i trafikut shtrihej në Bolivi, Kolumbi, Paraguai dhe Brazil, ndërsa destinacionet përfundimtare përfshinin porte evropiane si Hamburgu.
Përmasat ndërkombëtare të veprimtarisë, u konfirmuan edhe nga kapja e një anijeje peshkimi në brigjet e Afrikës, duke dëshmuar se rrugët e transportit të kokainës përtej Atlantikut ndryshojnë vazhdimisht për t'iu shmangur kontrolleve.
Në këtë skemë, pika të rëndësishme të dobëta rezultojnë portet braziliane të Rio Grande, Pelotas dhe Itajaí. Problemi nuk qëndron te mungesa e kontrolleve apo te vetë aktiviteti tregtar, por te mundësia që organizatat kriminale të depërtojnë në hallka të veçanta të zinxhirit logjistik dhe t'i përdorin ato për transportin e ngarkesave të paligjshme.
Kështu, lufta kundër trafikut të drogës nuk kufizohet më vetëm te kapja e ngarkesave. Ajo përfshin edhe sigurinë e porteve, kontrollin doganor dhe mbikëqyrjen e korridoreve ndërkombëtare të tregtisë.
Pastrimi i parave, shërbim për mafien
Me nisjen e operacionit Recycling më 10 nëntor, hetuesit e zhvendosën vëmendjen nga transporti i drogës te mekanizmat financiarë që mundësojnë fshehjen dhe riciklimin e fitimeve kriminale.
Në qendër të hetimit është modeli i njohur si “Money Laundering as a Service”, pra pastrimi i parave si shërbim i ofruar nga struktura të specializuara për organizata të ndryshme kriminale.
Sipas hipotezave të hetimit, një rrjet biznesesh me bazë në Santa Catarina kishte ngritur një sistem për fshehjen e origjinës së parave dhe të pronësisë së pasurive.
Për këtë qëllim përdoreshin llogari bankare në emër të personave të tretë, kompani pa veprimtari të justifikuar tregtare, fonde investimi dhe mekanizma financiarë të titullizimit të aktiveve. Shërbimet nuk i ofroheshin vetëm një personi të lidhur me operacionin Hinterland, por edhe individëve të tjerë të përfshirë në hetime për mashtrim fiskal dhe çështje që lidhen me tregtinë e karburanteve.
Sinjalizimet për këto veprimtari, shtrihen në një periudhë që nis në vitin 2012 dhe përfn këtë vit. Pikërisht ky element e bën hetimin veçanërisht të rëndësishëm. Sipas modelit të zbuluar, pastrimi i parave nuk kryhej domosdoshmërisht nga vetë organizatat e trafikut, por nga një infrastrukturë financiare që mund të vihej në shërbim të klientëve të ndryshëm kriminalë.
Kjo do të thotë se goditja e një rrjeti të trafikut, nuk e zhduk automatikisht sistemin që pastron fitimet e tij. Shifrat e përfshira në dosjet hetimore tregojnë përmasat e aktivitetit.
Operacionit Hinterland i atribuohen transaksione me vlerë rreth 3 miliardë realë brazilianë, ndërsa në kuadër të Recycling është parashikuar një kufi maksimal prej 93.2 milionë realësh për bllokimin e pasurive.
Këto shifra pasqyrojnë dallimin mes vlerës së transaksioneve të dyshuara, flukseve financiare të gjurmuara dhe pasurive që mund të ngrihen konkretisht nga autoritetet.
Gjurmët e mafies ballkanike
Një dimension i rëndësishëm i këtyre hetimeve, është edhe përfshirja e rrjeteve kriminale nga Ballkani Perëndimor. Në dosjet e hetimit përmenden struktura mafioze shqiptare dhe malazeze, të cilat dyshohet se kanë vepruar si partnere, porositëse ose blerëse përgjatë korridorit të trafikut të kokainës mes Amerikës së Jugut dhe Evropës.
Kjo nuk nënkupton ekzistencën e një organizate të vetme kriminale me strukturë të centralizuar. Përkundrazi, bëhet fjalë për rrjete që mund të bashkëpunojnë për transportin, blerjen dhe shpërndarjen e drogës, duke ruajtur njëkohësisht autonominë e tyre dhe marrëdhëniet kontraktuale me organizata të tjera kriminale, përfshirë grupet e fuqishme braziliane.
Përmasat ndërkombëtare të hetimit, kanë kërkuar edhe bashkëpunim të zgjeruar mes autoriteteve. Materialet e deshifruara në bashkëpunim me Francën kanë ndihmuar në rindërtimin e komunikimeve të rrjeteve kriminale, ndërsa operacioni Balcãs është zhvilluar në bashkëpunim me Europol-in, Paraguain dhe Holandën.
Ky koordinim tregon se lufta kundër organizatave kriminale nuk mund të zhvillohet më brenda kufijve të një shteti të vetëm. Rrjetet e trafikut përdorin juridiksione të ndryshme për transportin, financimin dhe fshehjen e fitimeve, duke përfituar nga boshllëqet në bashkëpunimin ndërkombëtar.
Sfida përtej sekuestrimit të drogës
Një prej episodeve që ka tërhequr vëmendjen e hetuesve, lidhet me dyshimin se një ndërmjetës financiar kishte marrë pjesë edhe në organizimin logjistik të pritjes së një ngarkese të transportuar me helikopter.
Ky element ngre dyshime për një përfshirje që mund të shkojë përtej shërbimeve të zakonshme të fshehjes së pasurisë dhe të prekë drejtpërdrejt organizimin operacional të trafikut. Megjithatë, këto janë pretendime të hetimit dhe duhet të vlerësohen në proceset gjyqësore, duke respektuar garancitë ligjore për personat e përfshirë.
Për autoritetet braziliane dhe evropiane, sfida kryesore tashmë është të godasin jo vetëm rrugët e transportit, por edhe sistemin që i bën ekonomikisht të mundshme veprimtaritë kriminale. Kjo kërkon ndërthurjen e inteligjencës financiare me kontrollet doganore dhe hetimet mbi lëvizjen e kapitalit.
Operacionet Hinterland dhe Recycling tregojnë se pas çdo ngarkese të sekuestruar mund të fshihet një rrjet shumë më i gjerë, i përbërë nga ndërmjetës, kompani fiktive, llogari bankare dhe struktura financiare që u shërbejnë disa organizatave njëkohësisht.
Për këtë arsye, goditja e një korridori të trafikut nuk mjafton nëse mbetet e paprekur infrastruktura që mundëson funksionimin e tij./Pamfleti nga “Il Giornale d’Italia”hinterland mafia ballkanike Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota Putini bëhet objekt talljeje në rrjetet sociale, memet ironizojnë “poshtërimin” e tij nga Xi Jinping në samitin me Trump 20 Nëntor 2026, 13:5613:56Rajoni dhe Bota Mali i Zi më afër BE-se, mbyll edhe dy kapituj të tjerë të negociatave 20 Nëntor 2026, 13:3513:35Rajoni dhe Bota Nga mbështetja e Merkel te braktisja europiane, Vuçiç drejt përjashtimit nga PPE 20 Nëntor 2026, 13:3413:34Rajoni dhe Bota Dy samite, dy kampe: “Jalta e re” e Xi Jinping, Trump dhe Putin përballë Evropës 20 Nëntor 2026, 12:5512:55Rajoni dhe Bota U prezantua si avokate pa pasur licencë, nis hetimi për ish-zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë 20 Nëntor 2026, 10:1610:16Rajoni dhe Bota 10 vite pas Brexit, pse Britania po troket sërish në dyert e BE-së? 20 Nëntor 2026, 09:3009:30Rajoni dhe Bota

