Lajme Zone
Operacioni “Fokusi” në Lushnjë/ Arrestohen babë e bir, sekuestrohen kallashnikov, kokainë dhe municion
Të tjeraABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Operacioni “Fokusi” në Lushnjë/ Arrestohen babë e bir, sekuestrohen kallashnikov, kokainë dhe municion

Policia e Lushnjës ka finalizuar operacionin e koduar “Fokusi”, në kuadër të kontrolleve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve.

Policia e Lushnjës ka finalizuar operacionin e koduar “Fokusi”, në kuadër të kontrolleve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe narkotikëve.

Në pranga kanë rënë dy persona, babë e bir, shtetasit Shkëlqim Hajdari 56 vjeç dhe Hasan Hajdari 24 vjeç, banues në fshatin Hajdaraj, Lushnjë.

Sipas Policisë, 24-vjeçari u ndalua nga shërbimet e Patrullës së Policisë në qytetin e Lushnjës, teksa drejtonte automjetin. Gjatë kontrollit fizik, atij iu gjetën doza të lëndës së dyshuar narkotike kokainë. Në vijim të kontrolleve, efektivët e Policisë ushtruan kontroll edhe në banesën e familjes, ku gjetën një armë zjarri kallashnikov dhe një krehër me municion luftarak. Sipas autoriteteve, arma dhe municioni dyshohet se posedoheshin nga 56-vjeçari.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit, municioni, sasia e dyshuar e kokainës dhe automjeti.

Policia bën me dije se kontrollet vijojnë në të gjithë qarkun e Fierit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/ Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet Lushnjepolicia