Lajme Zone
Operacion antidrogë në Krujë, forca të shumta policie në terren
Të tjeraABC News Albania

Operacion antidrogë në Krujë, forca të shumta policie në terren

Një operacion antidrogë është zhvilluar mëngjesin e së hënës në malësinë e Krujës, pas zbulimit të lëndëve të dyshuara narkotike në një zonë të pyllëzuar.

Një operacion antidrogë është zhvilluar mëngjesin e së hënës në malësinë e Krujës, pas zbulimit të lëndëve të dyshuara narkotike në një zonë të pyllëzuar.

Një numër i konsiderueshëm efektivësh policie janë nisur në drejtim të Malësisë së Krujës, ku po vijojnë kontrollet në terren.

Në aksion raportohet se janë angazhuar forcat e Komisariatit të Policisë Krujë, së bashku me efektivë të strukturave operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Kontrollet në zonën e pyllëzuar vijojnë, ndërsa pritet që Policia të japë më shumë detaje në lidhje me rezultatet e operacionit dhe sasinë e lëndës narkotike të sekuestruar ose asgjësuar. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet