Lajme Zone
Operacion antidrogë në Itali/ 644 të arrestuar, mes tyre 69 të mitur! Sekuestrohet kokainë, armë dhe mijëra euro
PolitikëPamfleti

Operacion antidrogë në Itali/ 644 të arrestuar, mes tyre 69 të mitur! Sekuestrohet kokainë, armë dhe mijëra euro

Gjatë operacionit janë arrestuar gjithsej 644 persona, nga të cilët 575 të rritur dhe 69 të mitur, të dyshuar për përfshirje në vepra penale kundër personit dhe pronës, trafikim të lëndëve narkotike dhe vepra që lidhen me armëmbajtjen.

Foto ilustrim Policia italiane ka zhvilluar një operacion në shkallë kombëtare kundër kriminalitetit të të rinjve, në koordinim me 106 drejtoritë e policisë në të gjithë vendin. Gjatë operacionit janë kontrolluar 236.138 të rinj, ndërsa janë sekuestruar sasi të konsiderueshme droge, armë dhe 269.863 euro para të gatshme. Një operacion i gjerë është zhvilluar nga Policia e Shtetit italian, në koordinim me 106 drejtoritë e policisë në të gjithë vendin, me fokus parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të të rinjve, si individë ashtu edhe në grupe të organizuara.

Gjatë operacionit janë arrestuar gjithsej 644 persona, nga të cilët 575 të rritur dhe 69 të mitur, të dyshuar për përfshirje në vepra penale kundër personit dhe pronës, trafikim të lëndëve narkotike dhe vepra që lidhen me armëmbajtjen.

Efektivët e 106 skuadrave të lëvizshme të policisë kanë kontrolluar gjithsej 236.138 të rinj, nga të cilët 23.060 ishin të mitur.

Përveç personave të arrestuar, policia ka proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 1.695 persona. Mes tyre janë 373 të mitur, të dyshuar për vepra të tilla si përvetësimi i sendeve të vjedhura, mbajtja e armëve dhe mjeteve të rrezikshme, si dhe posedimi i lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen.

Sipas autoriteteve italiane, veprimtaritë kriminale më të shpeshta përfshijnë tentativat për vrasje, plagosjet, përleshjet në grup, dëmtimin e pronës, zhvatjen, vjedhjet, grabitjet dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope.

Policia ka konstatuar gjithashtu se një pjesë e këtyre veprimeve kriminale publikoheshin në rrjetet sociale nga vetë autorët.

Sekuestrohen kokainë, heroinë, kanabis dhe mbi 269 mijë euro

Një nga rezultatet kryesore të operacionit ishte sekuestrimi i sasive të konsiderueshme të lëndëve narkotike.

Në total, policia sekuestroi 69,4 kilogramë kokainë, 328,44 gramë heroinë dhe 174,8 kilogramë kanabis dhe produkte të tjera kanabinoide.

Gjithashtu, u sekuestruan sasi më të vogla ekstazie, ketamine dhe amfetamine, si dhe kapsula Lyrica dhe benzodiazepina.

Gjatë kontrolleve në banesa dhe ambiente të tjera, efektivët gjetën edhe shumë sende që dyshohet se vinin nga vjedhjet, përfshirë varëse ari, tableta, telefona celularë dhe veshje. Policia sekuestroi gjithashtu 269.863 euro para të gatshme.

Dhjetëra armë zjarri dhe mjete të rrezikshme në duart e të rinjve

Gjatë operacionit u sekuestruan edhe 28 armë zjarri, mes tyre armë të shkurtra dhe të gjata, si dhe 210 armë të ftohta.

Në mesin e sendeve të sekuestruara ishin edhe 25 mjete të tjera të rrezikshme, konkretisht 6 kaçavida, 2 shkopinj bejsbolli, 2 shkopinj teleskopikë, 2 pistoleta me ajër të kompresuar (soft air), 1 pistoletë gjysmëautomatike me fishekë manovër, 1 pistoletë lodër, 6 spraj me spec djegës, 2 doreza metalike për goditje, 1 thikë prerëse për materiale dhe 2 kapuçë për mbulimin e fytyrës.

Përveç tyre, u sekuestruan edhe disa mjete shpërthyese, bateri tubash me një qitje, bombola me spraj irritues, thika prerëse dhe mjete që dyshohet se përdoreshin për hapjen e dyerve dhe kryerjen e vjedhjeve.

Operacioni është pjesë e masave të autoriteteve italiane për të luftuar kriminalitetin e të rinjve, veçanërisht në zonat e njohura për shpërndarjen e drogës dhe frekuentimin e lartë gjatë orëve të natës. Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota “Na jepni raketat Patriot dhe ndalim sulmet”, Zelensky i propozon marrëveshje Trumpit 2 Nëntor 2026, 08:4308:43Rajoni dhe Bota Zgjedhjet e mesmandatit i rrezikojnë pushtetin Trump, tre skenarët që mund të ndryshojnë ekuilibrat në Uashington 2 Nëntor 2026, 08:3308:33Rajoni dhe Bota Britania ashpërson rregullat për emigrantët, deri në 15 vite pritje për qëndrimin e përhershëm 2 Nëntor 2026, 08:1808:18Rajoni dhe Bota Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Ku pritet gara më e fortë? 2 Nëntor 2026, 08:0708:07Rajoni dhe Bota Serbia rrëzoi Vuçiç, por do të largohet qeveria e re nga Rusia drejt BE-së? Mediat në Beograd zbuojnë skenarët 2 Nëntor 2026, 08:0108:01Rajoni dhe Bota Trump paralajmëron sërish Iranin: Ose arrini marrëveshje, ose do të godasim më fort! 2 Nëntor 2026, 07:5207:52Rajoni dhe Bota