Ylli i Francës Michael Olise është bërë sërish viral në rrjetet sociale, por këtë herë jo për paraqitjet në fushë, por për mënyrën se si po kalon pushimet e verës.
Futbollisti 24-vjeçar i Bayern Munich u filmua gjatë një feste në një jaht në Turqi, ku ishte i rrethuar nga miq, muzikë dhe atmosfera festive. Në një nga momentet që ka marrë më shumë vëmendje në rrjet, një vajzë me bikini afrohet pranë tij dhe nis të kërcejë twerk përballë dhe mbi të, ndërsa Olise qëndron i ulur me një pije në dorë. Videoja zgjat vetëm pak sekonda, por ka mjaftuar që të shpërndahet me shpejtësi në platformat sociale.
Pamjet janë publikuar fillimisht nga reperi Izolan, i cili ndodhej në të njëjtën festë. Olise, i njohur për profilin e tij të rezervuar jashtë fushës, nuk ka reaguar publikisht për videon.
Pushimet e francezit vijnë pas një sezoni intensiv dhe një paraqitjeje të spikatur në Kupën e Botës, ku ai ishte ndër lojtarët më të dalluar të Francës. Megjithatë, këtë herë, nuk janë asistet apo golat që kanë tërhequr vëmendjen e tifozëve, por momenti i kapur gjatë festës në jaht, i cili po qarkullon me shpejtësi në internet.

