Lajme Zone
“O Taulant, o hajdut”, qytetarët detyrojnë Ballën të ngrihet nga tavolina
PolitikëJOQ Albania

“O Taulant, o hajdut”, qytetarët detyrojnë Ballën të ngrihet nga tavolina

Pas Belinda Ballukut, protestuesit kanë pikasur një tjetër prej figurave kryesore të mazhorancës, këtë herë Taulant Ballën.

Pas Belinda Ballukut, protestuesit kanë pikasur një tjetër prej figurave kryesore të mazhorancës, këtë herë Taulant Ballën.

Gjatë ditës së 108-të të protestës kundër qeverisë dhe klasës politike, Balla është pikasur nga qytetarët teksa qëndronte i ulur në një nga ambientet e jashtme të një lokali pranë stadiumit “Arena Kombëtare” në Tiranë.

Në momentin që e kanë dalluar, protestuesit i janë drejtuar në kor me thirrje si: “O hajdut!”, “O kriminel!” dhe “O Taulant, o hajdut!”.

Në pamjet e dërguara në redaksinë e JOQ Albania, dëgjohen thirrjet e qytetarëve, ndërsa Balla ngrihet nga tavolina dhe largohet nga ambienti i jashtëm i lokalit.

Taulant Balla është një prej figurave më të rëndësishme të Partisë Socialiste. Aktualisht ai drejton Grupin Parlamentar të PS-së në Kuvend, ndërsa më herët ka mbajtur poste të rëndësishme qeveritare, përfshirë atë të ministrit të Brendshëm dhe ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Përplasja verbale me qytetarët vjen vetëm dy ditë pas një episodi të ngjashëm me Belinda Ballukun, e cila gjatë ditës së 106-të të protestës u pikas nga protestuesit teksa po i drejtohej automjetit të saj. Edhe atëherë, qytetarët e shoqëruan me thirrje në kor: “O hajdute!”, “Rama në burg, Belinda në burg!”.

Kësaj radhe, në shënjestër të thirrjeve të protestuesve ishte Taulant Balla, i cili pas përballjes me qytetarët zgjodhi të largohej nga ambienti ku ishte ulur.

Protesta vijon prej 108 ditësh, me qytetarët që kërkojnë llogaridhënie dhe përsërisin thirrjet kundër qeverisë dhe figurave të saj. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)