Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“O milet, Rama ka siklet!”, protestuesit marshojnë te sheshi Willson: Dorëheqje!


Protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës pas përfundimit të tubimit para Kryeministrisë, duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë.

Protestuesit kanë vijuar marshimin në rrugët e Tiranës pas përfundimit të tubimit para Kryeministrisë, duke përsëritur thirrjet kundër qeverisë. Gjatë marshimit te zona e Sheshit Willson, qytetarët kanë brohoritur “O milet, Rama ka siklet!”, ndërsa nuk kanë munguar as thirrjet në mbështetje të diasporës: “Diaspora, zemra e Shqipërisë!” dhe kanë kënduar këngë patriotike. Marshimi zhvillohet në kuadër të protestës së 60-të radhazi, ku pjesëmarrësit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, largimin e qeverisë dhe krijimin e një qeverie tranzitore. Protesta vijon pa incidente, ndërsa protestuesit po përshkojnë rrugët kryesore të kryeqytetit me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta