Lajme Zone
“O Gono, e shite apo s’e shite atë të shkretën vilë?” Shehaj i përgjigjet Ballës pas publikimit të videos: Ke shkuar dhe ke filmuar shtëpinë ku jeton gruaja dhe fëmijët e mi
PolitikëTop Channel
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

“O Gono, e shite apo s’e shite atë të shkretën vilë?” Shehaj i përgjigjet Ballës pas publikimit të videos: Ke shkuar dhe ke filmuar shtëpinë ku jeton gruaja dhe fëmijët e mi

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku i drejtohet me tone ironike kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, duke i kërkuar sqarime lidhur me një vilë në Itali.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku i drejtohet me tone ironike kreut të Partisë Mundësia, Agron Shehaj, duke i kërkuar sqarime lidhur me një vilë në Itali. Në videomesazh, Balla ngre pikëpyetje mbi statusin e pronës, duke aluduar për mospërputhje në deklarimet e bëra nga Shehaj.

“O Gono, ku je mo burrë? E shite apo s’e shite atë të shkretën vilë? A është 250, 498, 359? E ke shitur vjet në shtator apo është akoma e jotja? Se mos e nxjerr Kadastra e Italisë që është ende e jotja, se na merr në qafë pastaj. Shihi këto letrat dhe sqaroje pak këtë punë. Dakord, Gono?”, shprehet Balla në video. Menjëherë më pas, kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj i është përgjigjur Ballës, duke thënë se ky i fundit publikoi të dhëna të vendndodhjes së shtëpisë në Itali ku jetojnë fëmijët e tij së bashku me bashkëshorten.

Në një video të filmuar përpara Kryeministrisë, Shehaj thotë se të dhënat për shtëpinë e familjarëve të tij janë publikuar me urdhër të kryeministrit Edi Rama.

“Sot Edi Rama ka dërguar Taulant Ballën tek shtëpia ime, ka filmuar shtëpinë ku jetojnë fëmijët e mi, bashkëshortja ime, kur kalojnë verën, me adresë, duke ia bërë me gisht: këtu janë!”, shprehet Shehaj.

Kjo sipas kreut të Mundësia bëhet për shkak se qeveria kërkon të mbyllë gojën e deputetëve të Mundësia dhe të ndalen nga denoncimet e skandaleve korruptive të Ramës.

“Pse e bën Edi Rama këtë? Sepse është i dëshpëruar, por një gjë ta kesh të qartë: Ne nuk ndalemi! Nuk na trembni dot, as me filmime dhe as me Taulant-a, as me krimin as me oligarkët, as me mediat tuaja të cilat i financoni me paratë e qytetarëve shqiptarë”, e mbyll reagimin e tij Shehaj. Top Channel U filmua duke kryer marrëdhënie intime në zyrën e shkollës, oficerja e policisë në SHBA jep dorëheqjenDiscover“SPAK po na ngul thikën pas shpine”/ Mbyllet tubimi i 46-të në kryeqytet, protestuesi thirrje shqiptarëve: Të marrim armët, Rama do të na shuajëDiscover“Kam një dokument që Saliun do e qeshë e gjithë Shqipëria”/ Balla: Berisha ka firmosur me dorën e vet zhvillimin e gjithë ZvërnecitDiscoverVideo/ “Nuk e kishim parë kurrë më parë”, kaos në një plazh në Francë. Stuhia e fuqishme tmerron pushuesit: U errësua papritur dhe…DiscoverGrida Duma në “Top Story” për mocionin e Elisa Spiropalit: A është vërtetë një lëvizje me të tjerë të pakënaqur?Discover U filmua duke kryer marrëdhënie intime në zyrën e shkollës, oficerja e policisë në SHBA jep dorëheqjenNjë skandal ka tronditur Departamentin e Policisë në Nashville, SHBA, pasi një oficere policie dha dorëheqjen pasi u zbulua se kishte kryer marrëdhënie intime me një koleg brenda zyrës së saj në një shkollë të mesme, ndërsa në ndërtesë ndodheshin nxënës dhe mësues.“SPAK po na ngul thikën pas shpine”/ Mbyllet tubimi i 46-të në kryeqytet, protestuesi thirrje shqiptarëve: Të marrim armët, Rama do të na shuajëNë ditën e 46 të protestës në bulevard, për herë të parë organizatorët shpalosën edhe kërkesa të reja, përtej atyre për dorëheqje të politikës, qeveri tranzitore dhe ndryshime kushtetuese.“Kam një dokument që Saliun do e qeshë e gjithë Shqipëria”/ Balla: Berisha ka firmosur me dorën e vet zhvillimin e gjithë ZvërnecitKreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka hedhur akuza ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke deklaruar se ai ka firmosur një masterplan për zhvillimin e zonës së Zvërnecit.Video/ “Nuk e kishim parë kurrë më parë”, kaos në një plazh në Francë. Stuhia e fuqishme tmerron pushuesit: U errësua papritur dhe…Një ditë e qetë verore në një plazh në Francë u shndërrua brenda pak çastesh në kaos, pasi një stuhi e papritur e njohur siGrida Duma në “Top Story” për mocionin e Elisa Spiropalit: A është vërtetë një lëvizje me të tjerë të pakënaqur?Moderatorja Grida Duma foli nëPas gabimit fatal në duelin me Yamal, Digne thyen heshtjen: Unë i pari jam i zhgënjyer me veten timeLucas Digne ishte një prej futbollistëve më të kritikuar pas humbjes së Francës kundër Spanjës në gjysmëfinale të Botërorit 2026. Penalltia e shkaktuar prej tij ndaj Lamine Yamal i dha mundësinë skuadrës së drejtuar nga Luis De La Fuente të bëjë hapin e parë drejt finales së madhe.Kancelari Friedrich Merz paralajmëron administratën e Donald Trump: Mos ndërhyni në zgjedhjet e GjermanisëKancelari gjerman Friedrich Merz ka paralajmëruar administratën e presidentit amerikan Donald Trump që të mos ndërhyjë në proceset zgjedhore në Gjermani, pas njoftimit të një programi amerikan financimi për organizata dhe individë në Evropë.Marc Cucurella dhe episodi me Donald Trump në Botërorin e Klubeve: Ai nuk donte të largohej nga podiumi….Marc Cucurella është i vetmi futbollist i kombëtares spanjolle që e di sesi mbyllet një finale botërori në Neë York. Përpara një viti, ai ngriti trofeun e Botërorit të Klubeve me Chelsea me MetLife Stadium dhe tani ai do të kthehet në të njëjtën skenë me një objektiv akoma më madhor; të fitojë KupënVideo/ E goditën disa herë me grushte dhe më pas me thikë, dalin pamjet nga plagosja e 32-vjeçarit te Poliklinika e Shkodrës. Babë e bir e shtrijnë në tokë dhe…Top Channel ka arritur të sigurojë videon ku 18-vjeçari ka plagosur me thikë një person brenda ambienteve të Poliklinikës së Shkodrës ditën e sotme.“Ata nuk të duan atje, duhet të tërhiqesh”, Trump kërkesë Netanyahut: Largo trupat izraelite nga Siria dhe LibaniPresidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të nisë tërheqjen e forcave izraelite nga Siria dhe të ndërmarrë hapa të ngjashëm në Libanin jugor, gjatë një bisede telefonike të zhvilluar të enjten, raportoi Axios, duke cituar zyrtarë amerika