Lajme Zone
Nxorën fotot e Ergys Agasit nga brenda policisë, pezullohen dy efektivët
Të tjeraEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Nxorën fotot e Ergys Agasit nga brenda policisë, pezullohen dy efektivët

Drejtoria e Standardeve Profesionale ka pezulluar nga detyra dy efektivë të forcave “Shqiponja” në Policinë e Tiranës, pas publikimit të fotove të Ergys Agasit pas arrestimit të tij.

Drejtoria e Standardeve Profesionale ka pezulluar nga detyra dy efektivë të forcave “Shqiponja” në Policinë e Tiranës, pas publikimit të fotove të Ergys Agasit pas arrestimit të tij. Pezullimi ka ardhur pas nisjes së një hetimi administrativ për mënyrën se si pamjet e Agasit në ambientet e drejtorisë, dolën në publik. Dy efektivët e pezulluar ushtronin detyrën në sektorin “Shqiponja” pranë Policisë së Tiranës. Hetimi administrativ pritet të sqarojë nëse ata kanë pasur përgjegjësi direkte në nxjerrjen ose shpërndarjen e fotove. Publikimi i këtyre pamjeve ngriti pikëpyetje mbi ruajtjen e dinjitetit të personit të ndaluar dhe mbi mënyrën se si Policia e Shtetit administron materialet gjatë dhe pas arrestimeve.