Gjykata e Tiranës i cilësoi të paligjshme arrestimet dhe liroi nga qelia 12 protestues të vënë në pranga ditën e parë të nisjes së shkollave teksa i bënë thirrje nxënësve të bojkotonin mësimin. Jashtë gjykatës së Tiranës, një grup protestuesish qëndruan në mbështetje të personave që kishin dalë para togave të zeza. Tubimi nisi në orën 07.00 të mëngjesit të 14 shtatorit, me një grup të vogël protestuesish që para gjimnazit “Qemal Stafa” u ndalën me thirrje ndaj nxënësve për t’iu bashkuar tubimit. Policia tha se pati cenim të perimetrit të sigurisë në shkollë dhe i referoi materialet në prokurorinë e Tiranës për veprën penale “shtyrje e të miturve në krim”, por sot, gjykata i liroi. Mes 12 të arrestuarve ishte dhe një prej organizatorëve kryesore të protestave anti-qeveritare, Visuar Dalipit, dhe një përfaqësues i Diasporës, Artan Daci. Gjatë shoqërimeve u shënua dhe një incident, goditja me grusht në bark e një protestuesi që solli pezullimin e policit. LEXO EDHE:Begaj pret përfaqësuesit e Fondacionit Konrad Adenauer: Shqipëria po avancon drejt BE-së, synim mbyllja e kapitujve në fund të vitit të ardhshëm Ndërkohë, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën detyrim paraqitjeje për për 47-vjeçarin Mandi Jatagani, i cili hapi panik për terrorizëm po ditën e parë të shkollës, para se nxënësit të paraqiteshin në shkollën 9-vjeçare Emin Duraku. Ai ngriti një skenar hipotetik, duke thënë se shkolla ka material polisterol, që sipas tij zjarrit mund të bjerë lehtësisht dhe të rrezikojë të gjithë fëmijët, edhe të tij, që shkojnë në të njëjtën shkollë. Prokuroria kishte kërkuar masën “Arrest në shtëpi”, ndërsa gjatë seancës Jatagani deklaroi se do ta përsëriste veprimin nëse nuk hiqeshin materialet e polisterolit nga shkollat, të cilat sipas tij janë të rrezikshme. Protestuesit që u liruanVisuar DalipiErmelind KukaDorjan BallaArtan DaciErvis Beqaj,Ramazan DautiBekim ImerajAxhim MicalliuAleandro AhmetsulajRidvan KamberiKlodian BajramiEnrik Xhemalaj Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 13:56 Përhapi panik për terrorizëm në shkolla, detyrim paraqitjeje për protestuesin! Jatagani: Do ta bëj sërish nëse nuk hiqen materialet polisterol Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje” për Mandi Jataganin, i cili përhapi panik për terrorizëm në shkolla.Prokuroria kërkoi masën “Arrest në shtëpi”, ndërsa gjatë seancës për masën e sigurisë, 47-vjeçari ka deklaruar se nëse nuk hiqen materialet e polisterolit nga shkollat, që sipas tij janë të rrezikshme, do të bëjë përsëri të njëjtën gjë.Mandi Jatagani u arrestua nga hetuesit e Antiterrorit për veprat penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik” dhe “Njoftimi i rremë në organet e rendit”. SI.E./Shqiptarja.com Share SI.E./Shqiptarja.com TAG: Enrik Xhemalaj Klodian Bajrami Ridvan Kamberi Aleandro Ahmetsulaj Axhim Micalliu Bekim Imeraj Ramazan Dauti Ervis Beqaj Artan Daci dorjan balla Ermelind Kuka visuar dalipi protestat kunder qeverise Tirane Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.0 / 5 (2 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Cano: 17/09/2026 16:43 Sikur prokuroria dhe gjykatat pu punoj kundra shtetit dhe Policisë! A duhet liruar ky maskarai qe vuri në lëvizje një polici për një lajm të rremë? Pra këto janë gjykatat dhe prokuroritë që dojnë rritje rrogash dhe nuk bojnë punën e duhur.ky Jrgovani duhet të ishte në burg jo detyrim paraqitje pra kjo po shtë zhdrejtësia e bandave dhe e krimit të dirigjuara nga Berisha. Përgjigju tefik: 17/09/2026 14:05 Domosdo do i lironin.Gjykatesit e prokuroret marrin hisen e tyre.Drejtesine e kane pushtuar bandat e hajduteve. Përgjigju Sondazhi i ditës:
16 Shtator, 14:18
Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.8% Të gabuar 89.1% Nuk e di 5.1% Vota total: 2277 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18 Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?

