Lajme Zone
Nxitën nxënësit për bojkot, Gjykata e Tiranës liron 12 protestuesit! Detyrim paraqitjeje për Jataganin, përhapi panik për terrorizëm në shkolla
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Nxitën nxënësit për bojkot, Gjykata e Tiranës liron 12 protestuesit! Detyrim paraqitjeje për Jataganin, përhapi panik për terrorizëm në shkolla

Gjykata e Tiranës ka liruar 12 protestuesit e arrestuar më 14 shtator. Trupa gjykuese ka vendosur ta cilësojë të paligjshëm arrestimin dhe nuk ka caktuar asnjë masë sigurimi ndaj tyre.

Gjykata e Tiranës i cilësoi të paligjshme arrestimet dhe liroi nga qelia 12 protestues të vënë në pranga ditën e parë të nisjes së shkollave teksa i bënë thirrje nxënësve të bojkotonin mësimin. Jashtë gjykatës së Tiranës, një grup protestuesish qëndruan në mbështetje të personave që kishin dalë para togave të zeza. Tubimi nisi në orën 07.00 të mëngjesit të 14 shtatorit, me një grup të vogël protestuesish që para gjimnazit “Qemal Stafa” u ndalën me thirrje ndaj nxënësve për t’iu bashkuar tubimit. Policia tha se pati cenim të perimetrit të sigurisë në shkollë dhe i referoi materialet në prokurorinë e Tiranës për veprën penale “shtyrje e të miturve në krim”, por sot, gjykata i liroi. LEXO edhe...Vidhte lokalet njëri pas tjetrit në Tiranë, arrestohet 34-vjeçari! Dyshohet se goditi 16 biznese, ishte në arrest shtëpie për të njëjtën vepër (VIDEO) Mes 12 të arrestuarve ishte dhe një prej organizatorëve kryesore të protestave anti-qeveritare, Visuar Dalipit, dhe një përfaqësues i Diasporës, Artan Daci. Gjatë shoqërimeve u shënua dhe një incident, goditja me grusht në bark e një protestuesi që solli pezullimin e policit. Ndërkohë, Gjykata e Tiranës ka caktuar masën detyrim paraqitjeje për për 47-vjeçarin Mandi Jatagani, i cili hapi panik për terrorizëm po ditën e parë të shkollës, para se nxënësit të paraqiteshin në shkollën 9-vjeçare Emin Duraku. Ai ngriti një skenar hipotetik, duke thënë se shkolla ka material polisterol, që sipas tij zjarrit mund të bjerë lehtësisht dhe të rrezikojë të gjithë fëmijët, edhe të tij, që shkojnë në të njëjtën shkollë. Prokuroria kishte kërkuar masën “Arrest në shtëpi”, ndërsa gjatë seancës Jatagani deklaroi se do ta përsëriste veprimin nëse nuk hiqeshin materialet e polisterolit nga shkollat, të cilat sipas tij janë të rrezikshme. Protestuesit që u liruanVisuar DalipiErmelind KukaDorjan BallaArtan DaciErvis Beqaj,Ramazan DautiBekim ImerajAxhim MicalliuAleandro AhmetsulajRidvan KamberiKlodian BajramiEnrik Xhemalaj Ora 13:56 Përhapi panik për terrorizëm në shkolla, detyrim paraqitjeje për protestuesin! Jatagani: Do ta bëj sërish nëse nuk hiqen materialet polisterol Gjykata e Tiranës cakton masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje” për Mandi Jataganin, i cili përhapi panik për terrorizëm në shkolla.Prokuroria kërkoi masën “Arrest në shtëpi”, ndërsa gjatë seancës për masën e sigurisë, 47-vjeçari ka deklaruar se nëse nuk hiqen materialet e polisterolit nga shkollat, që sipas tij janë të rrezikshme, do të bëjë përsëri të njëjtën gjë.Mandi Jatagani u arrestua nga hetuesit e Antiterrorit për veprat penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik” dhe “Njoftimi i rremë në organet e rendit”. Share SI.E./ReportTv.al Enrik Xhemalaj Klodian Bajrami Ridvan Kamberi Aleandro Ahmetsulaj Axhim Micalliu Bekim Imeraj Ramazan Dauti Ervis Beqaj Artan Daci dorjan balla Ermelind Kuka visuar dalipi protestat kunder qeverise Tirane Komento Komente Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni? Të drejtë 5.9% Të gabuar 89.1% Nuk e di 5% Vota total: 2060 Sondazhi i ditës: Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?