Lajme Zone
“Nuk të solla në jetë, por kam privilegjin të të rris”, Çiljeta Xhilaga emocionon me dedikimin për djalin e partnerit, Alban Hoxhës
Të tjeraGazeta Tema

“Nuk të solla në jetë, por kam privilegjin të të rris”, Çiljeta Xhilaga emocionon me dedikimin për djalin e partnerit, Alban Hoxhës

Çiljeta Xhilaga ka ndarë një dedikim të veçantë në rrjetet sociale për Bekon, djalin e partnerit të saj, Alban Hoxha, me rastin e ditëlindjes së tij.

Çiljeta Xhilaga ka ndarë një dedikim të veçantë në rrjetet sociale për Bekon, djalin e partnerit të saj, Alban Hoxha, me rastin e ditëlindjes së tij.

Këngëtarja ka publikuar një foto me të, të shoqëruar me disa fjalë emocionuese, ku shpreh dashurinë dhe përkushtimin që ndjen për të, pavarësisht se nuk është nëna e tij biologjike.

“Ndoshta nuk të kam sjellë unë në jetë, por jeta më dha privilegjin të të rris, të të dua dhe të jem pjesë e çdo hapi të rrugëtimit tënd”, shkruan Çiljeta.

Ajo thekson se dashuria nuk matet me lidhjet e gjakut, por me përkushtimin dhe ndjenjat që ndërtohen me kalimin e kohës.

Çiljeta është vetë nënë e një djali, Fernando, ndërsa prej vitesh ndan jetën me portierin Alban Hoxha dhe është bërë pjesë e rritjes së djalit të tij, Beko.