Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Nuk shitet Shqipëria”, “Jepe dorëheqjen”, protestuesit në kor: Pa rini nuk ka Shqipëri


Vijon marshimi i protestuesve në ditën e 126 kundër qeverisë.

Vijon marshimi i protestuesve në ditën e 126 kundër qeverisë. Protestuesit vazhdojnë të bëjnë thirrje kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, teksa shprehen se ai përfaqëson klasën e vjetër politike. “Rama jepe dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Pa rini nuk ka Shqipëri”, “Arresto Ballukun”, janë disa nga thirrjet e tyre. Një thirrje e bënë edhe kundër ndërtimeve në Zvërnec dhe në Sazan, duke thënë “Sazani, Zvërneci, në fyt do ju ngeci”. Ndërsa bëjnë thirrje kundër korrupsionit qeveritar, tashmë protestuesit ndodhen pranë qendrës së Tiranës. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: 126 protesta