Ramën dhe sistemin e tij të qelbur e rrëzon vetëm besimi i qytetarëve tek individë me integritet, dinjitet e kurajo, jashtë pazareve me pushtetin, o Doktor, jo kllounë politikë që shesin servilizmin si “pozitivitet” për të zëvendësuar lëpirësit e vjetër! Nuk i përjashton dot Rama nga PS as Erionin e as Spiropalin, o Doktor, se vetë Rama është argat i të njëjtit padrino që kanë edhe Elisa edhe Erjoni, dhe Sorosi e tredh si lepur Ramën nëse ëndërron të jetë i “pavarur” dhe e bën synet nga gjuha.
Populli thotë: “Çfarë pjell macja, gjuan për minj”, o Doktor, prandaj na e kurse këtë “front anti-Rama” me këlyshë të Sorosit, Doktor, dhe me kokrra hajdutësh ordinerë që, kur ishin në kalin e pushtetit, ishin më të pistë, më të ndyrë e më të qelbur se Rama kundra demokratëve.
Boll këlyshë të Sorosit ke mbledhur në PD, o Doktor, dhe nuk e di se çfarë duhet akoma për ta kuptuar që nuk i pjerdh askush e madje i urrejnë njëlloj si “qentë” e pushtetit e nuk t'i pranon askush në protestë.
Nuk rrëzohet Rama duke “ftuar” hajdutë të Ramës për bashkëpunim e duke larguar nga fronti kundra Ramës njerëz që kanë vota e mbështetje tek qytetarët, o Doktor, sado që mund t'ia vësh emrin ripërtëritje apo ringjallje, se njerëzit e kuptojnë fare mirë që është ripërtypje e një grushti vemjesh dhe eunukësh që nuk i voton as familja e tyre.
Ramën dhe sistemin e qelbur që Rama ka ngritur në pushtet si model, e rrëzon vetëm besimi i qytetarëve tek individë me integritet, me dinjitet, me forcë e kurajo dhe jashtë çdo pazari të ndyrë me Ramën, o Doktor, jo kllounë politikë të “klonuar” e manekinë artificialë që predikojnë si “pozitivitet” servilizmin dhe lëpirjen për të zëvendësuar lëpirësat e vjetër.
PD ka teorikisht 5200 seksione, o Doktor, dhe 70 degë, 365 anëtarë të Këshillit Kombëtar që ti nuk e mbledh më se mendon që marrin “urdhra” nga WhatsApp-i. Po të vijnë në protestë vetëm kryetarë dhe sekretarë seksionesh dhe të gjitha forumet e tjera, bëjnë 15000 veta, o Doktor, dhe jo 1500 veta sa kanë qenë në dy protestat e fundit “kombëtare”.
PD duhet të shohë veten, o Doktor, pastaj t'i kërkojë “ndihmë” Elisës, Erjonit, Arlindit, Ermalit, Lapajt e Agronit, se të gjithë këta së bashku nuk vlejnë më shumë sesa një degë e PD në Tiranë po të jetë tamam funksionale.
Nxirr zyrtarisht kandidatët për kryetar bashkie, o Doktor, nëse ke, dhe të fillojnë menjëherë fushatën duke krijuar shtabet e tyre pa llumhanë e pa spurdhjakë mediatikë, pa hajdutë e pa pazarli me pushtetin dhe t'u japin fjalën demokratëve që do ta ndajnë fitoren me ta dhe do t'u shërbejnë qytetarëve pa u futur dorën në xhep.
Ramën e rrëzon vetëm vota dhe nëse urrejtja qytetare ndaj pushtetit të qelbur të tij përkthehet në besim për opozitën, që deri tani nuk e shoh se është, për fat të keq, dhe jo Elisa me Erjonin, o Doktor!
Boll ke marrë në 36 vite nga PS në PD dhe nga rruga në majën e pushtetit të PD, o Doktor. Mirë është të marrësh në PD demokratë me short dhe antikomunistë që kanë qenë palca e votuesve të PD në 36 vite, se nuk luftohet haleja me hale, se qelbet dynjaja.
E di që ky shkrimi im do të të mërzisë pak, o Doktor, por më shumë do të mërziten ata që e gjejnë veten të dhjerë në këtë shkrimin tim, Doktor, por nuk ma ndjen fare, po fare ama, se kush mërzitet nga realiteti që demokratët po vuajnë qysh prej vitit 2013, por që në fakt filloi qysh në vitin 2009, kur iu fal 30-40% e pushtetit LSI-së, që në 1 prill 2013 të tradhtojë dhe solli Ramën në pushtet në kurriz të demokratëve, Doktor, prandaj më mirë djepja bosh sesa dreqi brenda saj! 2 Komente T TR 14 Nëntor 2026, 17:48 Doktor paterica e don Ramoviçit! Përgjigjjuni S Sefer Daja 14 Nëntor 2026, 17:52 Murriz, mos bej si i paditur gjasme. Rama nuk ka padrino Sorosin, por bashke me komunistin tend Doktorin kane patur dhe jane betuar per ate sistem qe gjasme e rrezuan. Beju me kurajo Murriz e mos u perdridh! Përgjigjjuni Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Opinion Nga uniteti i Alfabetit, te uniteti i vizionit! 14 Nëntor 2026, 15:4615:46Opinion Agjentët gjermanë kanë të drejtë të hyjnë fshehurazi në banesa: Çfarë u lejohet shërbimeve sekrete në të ardhmen? 14 Nëntor 2026, 10:3410:34Opinion Një Rilindje e re? 13 Nëntor 2026, 19:5019:50Opinion Fantazma e kandidatëve të protestës 13 Nëntor 2026, 18:0318:03Opinion Po e hoqëm lejlekun, kë do të vëmë mbret? 13 Nëntor 2026, 18:0018:00Opinion Nga gjobat te burgu, si po e kufizon Europa të drejtën për të protestuar 13 Nëntor 2026, 16:3416:34Opinion

