Lajme Zone
Nuk pyesin për barrierat metalike, protestuesit thyejnë derën e Gjykatës së Apelit dhe i vënë flakën. Disa arrestime, lëndohet një polic
KulturëTop Channel

Nuk pyesin për barrierat metalike, protestuesit thyejnë derën e Gjykatës së Apelit dhe i vënë flakën. Disa arrestime, lëndohet një polic

Pasi policia i largoi nga Ministria e Arsimit, protestuesit kanë marshuar drejt rrugës së Elbasanit, për t’u ngjitur drejt Gjykatës së Apelit.

Pasi policia i largoi nga Ministria e Arsimit, protestuesit kanë marshuar drejt rrugës së Elbasanit, për t’u ngjitur drejt Gjykatës së Apelit. Fillimisht kanë gjuajtur me gurë drejt fasadës së institucionit dhe më pas kanë mësyrë drejt hyrjes.

Me forca të shumta kanë arritur të shkatërrojnë derën e hekurt të Gjykatës dhe kanë hyrë brenda.

Protestuesit kanë shkatërruar edhe barrierën metalike, që ishte vënë për mbrojtje shtesë.

Sakaq, policia ka nisur menjëherë arrestimet, duke ndaluar disa të rinj. Një efektiv pësoi lëndime gjatë përplasjes.

Protestuesit kanë thyer këndin e njoftimit, godinën e rojës dhe hyrjen për publikun.

Dy ditë më parë, sa i përket institucioneve të drejtësisë, është sulmuar Gjykata e Lartë, duke djegur një pjesë katit të parë të saj. Top Channel