Lajme Zone
“Nuk po flemë dot, dëgjohen të qarat e qenve”/ Denoncimi për dhunë ndaj kafshëve në Astir
KulturëJOQ Albania

“Nuk po flemë dot, dëgjohen të qarat e qenve”/ Denoncimi për dhunë ndaj kafshëve në Astir

Një qytetare i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar një situatë shqetësuese në Astir, përballë Bar Return, ku sipas saj një grup të rinjsh dyshohet se ushtrojnë dhunë ndaj qenve të zonës gjatë orëve të vona të natës.

Sipas denoncueses, ngjarjet përsëriten pothuajse çdo natë dhe zgjasin deri në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar shqetësim edhe te banorët e pallateve përreth.

“Përshëndetje, përballë Bar Return në Astir janë një grup çunash që kanë edhe parkimin përballë, që dhunojnë qentë me sende barbare pothuajse natë për natë, i thërrasin dhe i bëjnë copash me lloj-lloj sendi të rëndë.”

Denoncuesja thotë se zhurmat dhe të qarat e kafshëve dëgjohen gjatë natës dhe se banorët e zonës janë të shqetësuar për atë që, sipas saj, po ndodh në parkimin përballë lokalit.

“Nuk po flemë dot pasi e bëjnë çdo natë dhe çdo natë dëgjohen të qara dhe ulërima. Sa mund të kenë vrarë.”

Në videon e dërguar në redaksi, e filmuar gjatë natës nga një pallat përballë, shihet zona e parkimit dhe një qen në hapësirën mes automjeteve. Në sfond dëgjohen lehje, zhurma dhe thirrje, ndërsa pamjet nuk lejojnë identifikimin e qartë të personave apo përcaktimin e plotë të asaj që po ndodh.

Denoncimi ngre shqetësime serioze për mirëqenien e kafshëve dhe qetësinë e banorëve të zonës, ndaj rasti kërkon verifikim nga autoritetet përgjegjëse.

JOQ Albania publikon pamjet dhe denoncimin e qytetares, ndërsa kërkon që strukturat përgjegjëse të verifikojnë situatën dhe të ndërhyjnë nëse konstatohen raste të dhunës ndaj kafshëve. View this post on Instagram A post shared by JOQ News (@joqnews)