Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Nuk po bënim asgjë, policia erdhi të na shtypte me furgon”, adoleshenti denoncon dhunën live në News24


Një adoleshent ka denoncuar live për gazetarin e News24, Renaldo Salianji, atë që pretendon se ishte një përpjekje e policisë për të shtypur të rinjtë me furgon, ndërsa ndodheshin në sheshin “Skënderbej” në Tiranë.

Një adoleshent ka denoncuar live për gazetarin e News24, Renaldo Salianji, atë që pretendon se ishte një përpjekje e policisë për të shtypur të rinjtë me furgon, ndërsa ndodheshin në sheshin “Skënderbej” në Tiranë. I shqetësuar nga ajo që përshkroi si sjellje të forcave të rendit, i riu tha se ai dhe personat që e shoqëronin nuk po kryenin asnjë veprim, kur policia ndërhyri. Ai tregoi se kishte pasur frikë se mos e shtypnin me automjet dhe ishte larguar për të shmangur rrezikun. “Ne po rrinim, nuk po bënim asgjë. Policia erdhi të na shtypë! Njerëz jemi dhe ne! Çfarë po ju bëjmë? Pse duan që të na vrasin? Kisha frikë se mos më shtypnin, ndaj ika”, u shpreh adoleshenti për News24. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta