Lajme Zone
Nuk ndodhte që nga 2014, Ruben Amorim bëhet trajneri i parë i Milanit në 12 vite që…
SportTop Channel

Nuk ndodhte që nga 2014, Ruben Amorim bëhet trajneri i parë i Milanit në 12 vite që…

Ruben Amorim e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij në stolin e Milanit. Trajneri portugez ka fituar dy ndeshjet e para në kampionat, duke vendosur emrin e tij në historinë e klubit.

Ruben Amorim e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij në stolin e Milanit. Trajneri portugez ka fituar dy ndeshjet e para në kampionat, duke vendosur emrin e tij në historinë e klubit. Milani triumfoi 2-1 ndaj Torinos në transfertë në ndeshjen e parë, ndërsa në javën e dytë kuqezinjtë fituan 2-0 ndaj Venezias në San Siro.

Me këto dy rezultate, Amorim bëhet trajneri i parë i Milanit që prej vitit 2014 që arrin të fitojë të dyja ndeshjet e para të kampionatit.

Një nisje perfekte për portugezin, i cili në dy sfidat e para ka parë skuadrën e tij të shënojë katër gola dhe të pësojë vetëm një. Fitorja ndaj Venezias solli edhe një tjetër element pozitiv, pasi Milani e mbylli ndeshjen pa pësuar gol.

12 vite pas arritjes së fundit të këtij lloji, Amorim rikthen një statistikë të veçantë në San Siro. Dy ndeshje, dy fitore dhe një fillim që premton shumë për vazhdimin e sezonit. Top Channel