Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Nuk ndalet revolta! Studentët kujtojnë dhunën policore, ironi përmes pankartave: Ne nuk harrojmë! (VIDEO)


Thirrjet “Polici e krimit” janë lëshuar gjatë protestës së sotme të studentëve para Ministrisë së Arsimit.

Thirrjet “Polici e krimit” janë lëshuar gjatë protestës së sotme të studentëve para Ministrisë së Arsimit. Me disa fletë të ngritura në duar, ku formohet togfjalëshi “Ne nuk harrojmë”, studentët kanë rikujtuar episodet e dhunshme të protestave të mëparshme, ku pretendojnë se janë bërë pre e dhunës barbare nga efektivët e policisë. Përmes këtyre mesazheve, protestuesit kanë sjellë sërish në vëmendje përplasjet me uniformat blu dhe rastet e dhunës që shoqëruan tubimet e tyre, duke treguar se nuk kanë ndërmend të harrojnë atë që ndodhi. Thirrjet dhe pankartat janë pjesë e protestës që vijon në ditën e saj të 168-të, ku studentët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: protesta