Lajme Zone
"Nuk na përfaqësoni! Parlament i krimit"/ Sot seanca e fundit plenare, qytetarët protestë para Kuvendit
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

"Nuk na përfaqësoni! Parlament i krimit"/ Sot seanca e fundit plenare, qytetarët protestë para Kuvendit

Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen në orën 08:0p, në shenjë pakënaqësie ndaj Kuvendit dhe klasës politike. Sipas tyre, protesta synon të ngrejë zërin kundër një institucioni që, siç pretendojnë organizatorët, është shkëputur nga shqetësimet dhe interesat e qytetarëve.

Protesta zhvillohet në një moment kur Kuvendi pritet të përmbyllë sesionin e tij, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e aksionit qytetar dhe të thirrjeve kundër klasës politike. Sot seanca e fundit plenare Këtë të hënë, 27 Korrik do të mbahet seanca e fundit plenare e Kuvendit, që pritet të shoqërohet me një tjetër protestë qytetare, e thirrur përpara godinës së Parlamentit.

Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mblidhen në orën 08:0p, në shenjë pakënaqësie ndaj Kuvendit dhe klasës politike. Sipas tyre, protesta synon të ngrejë zërin kundër një institucioni që, siç pretendojnë organizatorët, është shkëputur nga shqetësimet dhe interesat e qytetarëve.

Tubimi i së hënës si vijim i revoltës qytetare që vijon prej 58 ditësh, ndërsa pritet që ashtu si në protestën e 23 korrikut, masat e sigurisë të jenë të shtuara.

Zona përreth Parlamentit pritet të jetë e rrethuar nga forca të shumta policie, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të protestës.

Protesta zhvillohet në një moment kur Kuvendi pritet të përmbyllë sesionin e tij, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e aksionit qytetar dhe të thirrjeve kundër klasës politike.

Ndërkohë qytetarët do të rikthehen edhe këtë pasdite në protestën e përditshme kundër qeverisë, e cila ka hyrë tashmë në ditën e 58-të.

Tubimi nis në sheshin “Skënderbej” dhe më pas nis marshimi para godinës së Kryeministrisë, ku protestuesit pritet të përsërisin kërkesat për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndryshime politike dhe garantimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Edhe në ditët e mëparshme, protestuesit kanë marshuar në rrugët kryesore të Tiranës, duke u ndalur përpara institucioneve shtetërore, përfshirë Parlamentin, ku kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj klasës politike.

Organizatorët kanë deklaruar se protestat do të vijojnë deri në përmbushjen e kërkesave të tyre. Gjatë tubimeve janë dëgjuar vazhdimisht thirrje si: “Dorëheqje!”, “Rama jepe dorëheqjen”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Nuk na përfaqësoni!”. sot seanca e fundit plenare qytetarët protestë para kuvendit Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Aktualitet Eurostat ngre alarmin: Shqipëria, e katërta në Europë për vdekjet nga ndotja e ajrit 27 Korrik 2026, 07:1907:19Aktualitet Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot 27 Korrik 2026, 07:1307:13Aktualitet Mali i Olimpit hyn në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s 26 Korrik 2026, 22:1022:10Aktualitet “Viti 2025 ndër më problematikët e dekadës së fundit”, raporti i AKM: 33 mijë ha u shkrumbuan nga zjarri 26 Korrik 2026, 21:3421:34Aktualitet Përfn protesta para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin; thirrje për pjesëmarrje në tubimin para Kuvendit 26 Korrik 2026, 21:3121:31Aktualitet “Rama je non-grata, shqiptarët nuk të duan”, aktivisti: Shqipëria nuk mund të qeveriset nga analfabetë 26 Korrik 2026, 21:1821:18Aktualitet