Policia e Korçës ka njoftuar arrestimin e Kristjan Sterjos, autorit të vrasjes së 21-vjeçarit Johan Zuko. Të dy ishin shokë, ndërsa informacionet nga lajmet thonë që Sterjo e kishte ndjekur nga pas dhe e vrau në hyrjen e pallatit, ngjarja për motive të dobëta.
Por nuk është vetëm kaq pak. CNA ka sjellë dje pamje se si disa ditë më parë autori i vrasjes shfaqet në një foto me tre të rinj të tjerë, ku shihen me armë zjarri dhe hashash. Kjo foto e publikuar me krenari në rrjetet sociale nga një person. Aty është publike por policia nuk ka as sy, as veshë dhe nuk e shikon. Del foto/ Të shoqëruar në polici, shokët e autorit të vrasjes në Korçë me armë dhe hashash 8 Gusht, 18:53 Shkon dhe arreston autorin, për më tepër dhe e dhunon gjatë atij momenti, duket sa profesionistë janë. Suksesi i policisë nuk mund të jetë kurrsesi arrestimi i autorit, kjo është shumë pak. Në Korçë rrjetet e shpërndarjes së drogës, funksionojnë me bekimin e Policisë së Shtetit, me bekimin e drejtuesve lokale të policisë.
CNA ka shkruar shpesh sesi drejtues apo shefa komisariatesh janë të lidhur fort me shpërndarjen e drogës. Policia nuk i godet shpërndarësit. Drejtësia nga ana tjetër, nuk i dënon. FOTO- Mbështetës i baronit të drogës/ Kush është shefi i komisariatit që ra në “rrjetën” e policisë? 9 Tetor, 19:36 Ja emrat e shefave të komisariateve të përfshirë në trafikun e drogës 19 Gusht, 11:35 Për më tepër ne kemi treguar se si autori i vrasjes Kristjan Sterjo dhe shokët e tij festonin teksa ai dilte nga gjykata. (VIDEO KËTU)
Pse këta të rinj kanë kaq shumë garanci, kaq shumë siguri në vetvete? Sepse kanë lidhjet e tyre të forta, nëpërmjet shefave direkt apo indirekt, me policinë, me drejtësinë, me prokurorinë e me gjykatat.
Policia nuk mund të marrë kurorën për kapjen e autorit të vrasjes. Policia duhet të analizojë si ka mundur që për vite të tera këta të rinj shpërndanin drogë, kishin armë zjarri dhe aktivitetin e tyre kriminal e publikojnë në rrjetet sociale. Dhe të gjithë bënin sikur nuk dinin e nuk shikonin asgjë. Policia e Korçës, po aq përgjegjëse sa autori për vrasjen e 21-vjeçarit 9 Gusht, 12:02 "Shefat" e Kristjanit
Kush janë shefat e Kristjan dhe shokëve të tij?
E gjithë Korça, diku afër spitalit, diku në bulevardin “Republika”, janë shefat e vërtetë të Kristjanit, ato që mbajnë lidhjet me policinë për shpërndarjen e drogës që është kthyer në një plagë të dhimbshme për Korçën. Ata janë personat që duhen arrestuar dhe duhen çuar para ligjit.
Këta të rinj që përfjnë në ngjarje të tilla kriminale, janë viktima fillimisht. Viktima të parave që ju jepen për shpërndarjen e drogës, për jetën luksoze që u premtohet dhe përdoren si kamikazë. Më pas mendojnë se janë të paprekshëm, të fortë. Skandal i Policisë, në Korçë/ Terrori me arrestimet për drogë, si u sfumua megaopeacioni “Knock down”
28 Tetor, 15:43 Po nga vjen kjo garanci? Nga shefat e tyre, nga ata që kanë lidhjet me policinë, nga ata që kanë lidhjet me drejtësinë. Kjo është ajo që ka ndodhur në Korçë. Dhe që policia të ketë rezultat nuk duhet të mjaftohen te vrasësi në këtë ngjarje, sepse nuk fillon dhe mbaron te një viktimë.
Çdo ditë janë me dhjetëra dhe qindra në shkollat 9-vjeçare, që nesër mund të bëhen një Kristjan Sterjo. Merr fund arratia/ Arrestohet autori i vrasjes së 20-vjeçarit në Korçë 8 Gusht, 22:59 CNA siguron foton/ Ja kush është autori i krimit në Korçë 8 Gusht, 19:13 Produkte të grupeve kriminale me të rinj që i përdorin për shpërndarës droge dhe ju japin garanci se nuk do të dënohen, se nuk do të arrestohen sepse rrjeti i shpërndarjes së drogës në Korçë ka lidhje me policinë, prokurorinë, gjykatat.
Ndaj dhe ata ndjehen të fortë, sepse këtu shteti i ka duart bashkë me trafikantët e drogës dhe që policia të na tregojë si heroizëm arrestimin e 21-vjeçarit në rrugët e Korçës është thjesht dhe vetëm një “show” mbi një ngjarje kriminale, në fakt autorët e vërtetë të krimit janë shefat e Kristjanit dhe shokëve të tij, që janë bashkëpunëtorë të policisë dhe organeve të drejtësisë në qarkun e Korçës. /CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

