Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

“Nuk lëvizim nga sheshi deri sa ta largojmë. As deti s’e shpëton”/ Qytetari ia numëron Ramës: Erdhi në pushtet me mashtrime. Rrafshoi shtëpitë, shëndetësi falas nuk ka


Një qytetar, pjesëmarrës në protestën e ditës së 66-të kundër kryeministrit Edi Rama, deklaroi se demonstratat do të vazhdojnë deri në largimin e tij nga pushteti.

Një qytetar, pjesëmarrës në protestën e ditës së 66-të kundër kryeministrit Edi Rama, deklaroi se demonstratat do të vazhdojnë deri në largimin e tij nga pushteti. Sipas tij, pushimet e kryeministrit në Dhërmi nuk ndikojnë në vendosmërinë e protestuesve për të vijuar tubimet. “Ka ikur në Dhërmi Edi Rama duke bërë pushime. Na ngre nervat, duke bërë qesharakun, por as deti nuk e shpëton. Nuk ka pushime që e shpëtojnë. Jo 66, por edhe 166 ditë ne do të vazhdojmë derisa të ikë. Ky njeri erdhi me premtime të rreme. Tha se edhe po të ngjallej Enver Hoxha, shtëpitë tuaja nuk do të prisheshin, por i rrafshoi. Shëndetësi falas nuk ka. Bëri luftë klasash, hoqi njerëz nga puna. Kam qenë gjashtë vjet në azil për shkak të presionit të njerëzve të Ramës. Sot ne nuk lëvizim… Derisa ta çojmë Ramën në shtëpi”, u shpreh ai gjatë protestës.

Protesta kundër qeverisë vijon prej 66 ditësh, ndërsa pjesëmarrësit kërkojnë largimin e kryeministrit dhe ndryshime në qeverisjen e vendit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb